Background Image

Torte me molle dhe mjalt

0 0
Torte me molle dhe mjalt

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Sote do te shohim si te pergatisim torte me molle, kjo recete eshte shume e thjeshte, pergatitet njesoj si torta me kos, vetem se i grihen siper disa thela molle dhe i hidhet pak mjalt brumit. Ne ketre rast torta me molle eshte sherbyer me leng karameli. Ju mund ta sherbeni edhe thjesht duke e sperkatur siper me shqer pluhur.

torte-me-molle

Torte me molle

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6-8
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Embelsire

Perberesit:

  • 3 gota me miell
  • 1 gote sheqer
  • 2 luge gjelle mjalt
  • 3 veze
  • 1 gote kos te bardhe
  • 1 gote vaj luledielli
  • 1 luge gjelle fryres per embelsira
  • 1 maje luge kafeje kripe te holle
  • 1 molle
  • 3 filxhan kafeje sheqer
  • 2 fixhan kafeje uje

Udhezimet:

  1. Si fillim perzjeni miellin me fryresin e embelsirave dhe kripen.
  2. Merrni 2 tasa, ne njerin hidhni vetem te bardhat e vezeve kurse ne tjetrin te verdhat me 1 gote sheqeri.
  3. I rrihni te verdhat e vezeve derisa te shkrije sheqeri dhe te jete bere nje mase kremoze.
  4. Rrihni te bardhat derisa te mos shkeputen nga anet e tasit.
  5. Tek te verdhat e vezeve shtoni vajin, kosin, mjaltin dhe i trazoni mire. Pastaj shtoni te bardhat e vezeve me kujdes duke i trazuar nga poshte lart.
  6. filloni dhe hidhni perzjerjen e miellit pak nga pak derisa te mbaroje.
  7. Pasi te jete formuar nje mase homogjene, lyeni nje tepsi me gjalp dhe hidhni ne te brumin e pergatitur. E dekoroni siper me feta te prera molle dhe i sperkatni me pak mjalt.
  8. Nxehni furren ne 180°C dhe e piqni torten per rreth 30 min.
  9. I hiqni torten nga furri dhe mos e prisni derisa te ftohet.
  10. Ne nje tigan te vogel qe nuk ngjit pergatisni karamelin:
  11. Hidhni sheqerin dhe e lini ne zjarr derisa te marre ngjyre kafe, e trazoni vazhdimisht dhe me kujdes. Kur sheqer te kete marre ngjyre te erret kafe i shtoni ujin. E lini edhe per 2-3 min ne zjarr dhe e hiqni.
  12. Hidhni ne secilen pjate nje sasi te caktuar te sherbetit te karamelit dhe vendosni mbi te nje fete torte.
(Visited 235 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Supe me oriz dhe spinaq
para
Antipasto me domate dhe sallam
para
Supe me oriz dhe spinaq
para
Antipasto me domate dhe sallam

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here