Udhëzime
Sallata me oktapod dhe patate eshte nje recete mediterrane dhe mund ta sherbeni ne behar te ftohte dhe ne dimer te vaket. E thjeshte e lehte dhe shume e shijshme. Le te shohim si te gatuajme sallate me oktapod dhe patate.

Sallate me oktapod dhe patate
Perberesit:
- 1 kg oktapod
- 4 patate
- 1/2 qepe te bardhe
- 1 karrote
- 1 flete dafinë
- 1 luge gjelle uthull
- 1 selino
- vaj ullri sipas deshires
- kripe sipas deshires
- pak majdanoz
Udhezimet:
- Ne nje tenxhere coni 2 litra ujë me nje gjethe dafine, shtoni perimet dhe një lugë gjelle uthull.
- Mbasi te keni pastruar oktapodin, pa e prere e mbani tek trupi dhe zhysni kembet e oktapodit per disa sekonda ne uje te nzehte. Perseriteni kete operacion 4-5 here.
- Mbasi kembet e oktapodit te jene mbledhur, zhysni komplet oktapodin ne uje dhe ulni temperaturen deri ne fund ne menyre te tille qe uji mos te zjeje por te rri i nzehte.
- Lini oktapodin ne flake te ulet per 40 minuta, deri sa mishi te behet i bute dhe mos e vazhdoni gatimin me shume pasi mishi i oktapodit behet perseri i forte.
- Nderkohe qe oktapodi është ne gatim, zjeni patatet për rreth 30-35 minuta në baze të madhesise.
- Hiqni lëkuren e patateve dhe e prisni në feta kubike. Në një ene per sallate te madhe, hidhni patatet e prera, shtoni oktapodin, hidhni pak majdanoz te copëtuar dhe te freskët, kripë sipas deshires dhe sperkatni me vaj ulliri dhe perzieni gjithecka.
- Shërbeni pjaten te ngrohtë ose të ftohtë me lëng limoni.
(Visited 1 623 times, 1 visits today)









