Background Image

Makarona me pana dhe pancete

0 0
Makarona me pana dhe pancete

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
350 Makarona Penne
100ml Pana per pjata te kripura
200gr Pancete e tymosur
1 tufe e fresket Rukola
50gr Djath Kackavall
1 luge kafeje Vaj ulliri
sipas deshires Kripe
sipas deshires Piper i zi i grire

Pjate e pare shume e pasur ne shije

Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona me pana dhe pancete, si dhe rukola. Nje menyre tjeter per te pasuruar akoma me shume receten klasike te makaronave me pana. Kjo recete pergatitet ne pak minuta dhe eshte shume e shijshme falas shijes se pancetes. Panceta (vjen nga gjuha italiane pancetta qe do te thote bark i shendetshe) eshte lekura e siperme e barkut te derrit e dhjamosur pak. Pergjithesisht panceten e gjeni ne supermarket te prere ne kubike te vegjel por mund ta gjeni edhe ne feta dhe ta prisni vete ju ne kubike.

makarona-me-pana-dhe-rukola

Makarona me pana dhe pancete

(Visited 7 803 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Vendosni ne zjarr te mesem nje tenxhere me uje me pak kripe dhe e lini te marri val.

2
I kryer

Lani, pastroni dhe e lini te kulloj mire rukolen. E prisni ne copa te vogla ose e lini edhe me gjethe nese u pelqen.

3
I kryer

E prisni panceten e tymosur ne kubike te vegjel nese e keni blere fete.

4
I kryer

Nderkohe qe vazhdoni te pergatisni salsen me pana dhe pancete i hidhni makaronat te ziejne ne tenxherenne te cilen uji ka filluar dhe valon.

5
I kryer

Vendosni nje tigan te madh ne zjarr mesatar, hidhni 1 luge kafeje vaj ulliri, shtoni panceten dhe e skuqni per 3-4 minuta (Panceta nzjerr yndyren e vete per kete nuk hidhet shume vaj ulliri). E lini panceten te skuqet, ajo do te leshoj nje arome shume te kendeshme dhe te mire.

6
I kryer

Gjithmone duke i trazuar panceten filloni te shtoni panen, djathin e grire kaçkavall, pak piper dhe kripe dhe ne fund rukolen e prere.

7
I kryer

Vazhdoni zjerjen e salces ne zjarr te mesem vetem per pak momente. Sa pana fillon mer val salca eshte gati.

8
I kryer

Kulloni makaronat dhe i hidhni direkt tek tigani qe sapo pergatitet salcen me pana, duke i trazuar me kujdes me nje luge druri.

9
I kryer

I sherbeni pajtat me makarona me pana dhe pancete direkt mbas heqjen nga zjarri.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Sallate makaronash e ftohte
para
Spageti me ton peshku
para
Sallate makaronash e ftohte
para
Spageti me ton peshku

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here