Udhëzime
Spageti me ton peshku dhe domate eshte nje nder pjatat e para me te shijshme dhe me klasike me produktet e detit, eshte shume e thjeshte per tu pergatitur dhe shume e shijeshme. Nese deshironi ne vend te salces se domates mund te perdorni edhe domate te fresketa. Le te shohim si te gatuajme spaghetti me tono, salce domate dhe borzilok.

Spageti me ton peshku
Perberesit:
- 400g spageti
- 250g ton peshku ne kuti
- 500g salce domateje
- 1 thelpi hudher
- 1 spec te vogel djeges ( me preference )
- vaj ulliri
- kripe
- borzilok te fresket
Udhezimet:
- Vendosni nje tigan te madh ne zjarr mesatar, hidhni 4 luge gjelle vaj ulliri, hudhren e shtypur me gjithe lekure, grini pak spec djeges nese deshironi dhe e lini vajin te aromatozohet me eren e hudhres per 1 ose 2 minuta.
- Eliminoni hudhren nga vaji, shtoni tonon e therrmuar me pare me nje pirun dhe e skuqni per pak seconda.
- Shtoni salcen e domates, mbulojeni tiganin me nje kapak dhe e lini salcen me ton peshku te zjeje per rreth 15 minuta ne zjarr te ngadalte.
- Nderkohe qe salca zjen, ne nje tenxhere me uje te valuar me kripe shtoni makaronat dhe i zjeni ne menyren AL DENTE ( duhet ti hiqni nga zjarri 2-3 minuta para se te zjejne plotesisht ).
- Pasi makaronat kane zjere, i hidhni ne tiganin me salce me ton peshku dhe i lini te zjejne se bashku per rreth 2-3 minuta me zjarr te larte qe te marrin shijen dhe aromen e salces me ton peshku.
- Fikni zjarrin, i sperkatni makaronat me borzilok te fresket dhe i sherbeni menjehere.








