Udhëzime
A keni provuar ndonje version tjeter te patateve perveç atyre te skuqura, te zjera apo te pjekura ne furre? Nese jo le te shohim sot si te gatuajme patate te mbushura me gjize dhe ereza, por ju mund te perdorni çfaredo lloj mbushje tjeter qe deshironi, psh me salce kosi, me proshute, me salçiçe, etj dhe ju siguroj qe do te ngeleni te kenaqur me rezultatin.

Patate te mbushura me gjize dhe erza
Perberesit:
- 5 patate mesatare
- 300g gjize
- menderz te fresket
- rigon te fresket ose te thate
- rozmarine te fresket
- piper te zi
- kripe
- vaj ulliri
Udhezimet:
- Si fillim vendosni nje tenxhere te thelle me uje me kripe ne zjarr. Lani mire patatet dhe ne momentin qe uji fillon te marre vale shtoni patatet te plota, te paqeruara.
- I lini te zjejne per rreth 20 min ose derisa te zbuten plotesisht.
- I kulloni ne nje kukkejse makaronash, i lini te ftohen per pak minuta dhe filloni tu hiqni lekuren me shume kujdes.
- Me nje thike i prisni me dysh, per se gjati dhe me ndihmen e nje luge te vogel kafeje filloni dhe u hiqni zemren, u jepni nje forme te tille pak a shume si barke.
- Ne nje tas hidhni tulin e patateve qe hoqet me luge, shtoni gjizen, erezat e grira shume imet, piperin, kripe aq sa duhet, pak vaj ulliri dhe i perzjeni te gjithe perberesit mire.
- Nxehni furren ne 200°C.
- Vishni nje tepsi te madhe me leter furri dhe i rreshtoni me radhe te gjitha patatet e mbushura, i sperkatni me pak vaj ulliri dhe i piqni ne furre per 10-15 min, derisa te marrin nje skuqje te lehte.
- I lini te ftohen per disa minuta dhe i sherbeni te ngrohta.








