Oops! It appears that you have disabled your Javascript. In order for you to see this page as it is meant to appear, we ask that you please re-enable your Javascript!
0 0
Krostat me fruta per ditelindje

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Bookmark this recipe

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Krostat me fruta per ditelindje

Directions

Share

Ne kete recete do te mesojme si te gatuajme krostat me fruta per ditelindje, brumit te krostates do ti japim formen e numrave, dmth sa vjeç mbush personi per te cilin ju e pergatisni kete embelsire. Kjo embelsire ka nevoj per krem chantilly, receten e te ciles e gjeni ketu: si te gatuajme krem chantilly. Po ashtu duhen edhe fruta per ta dekoruar siper, mund te perdorni fruta te fresketa sipas deshires.

Loading...

krostat-me-fruta

Krostat me fruta per ditelindje

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6-8
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 400g miell i situr
  • 200g sheqer
  • 2 veze ne temperature ambjenti
  • 100g gjalp
  • lekura e grire e 1 limonave
  • lekura e grire e 1 portokalleje
  • 1 maje luge kafeje kripe
  • fruta te fresketa per dekorim

Udhezimet:

  1. Si fillim pergatisni brumin e krostates: perzieni bashke miellin dhe pak kripe, shtoni sheqerin dhe lekuren e grire te agrumeve.
  2. Shtoni gjalpin te prere ne copa te vogla, duke perdorur gishtat tuaj, i perzieni te gjitha derisa te keni nje perberje me kokrriza.
  3. Shtoni vezet dhe e ngjishni brumin derisa te krijohet nje strukture homogjene, pa kokrriza. Vendosni brumin e pergatitur, te mbeshtiell ne nje qeske, ne frigorifer per 30 minuta.
  4. Pergatisni nderkohe ne nje flete ose karton te holle dizenjon e numrave per ti dhene formen brumit. Ne kete rast kemi pergatitur nje 1, por ju mund te perdorni kete embelsire edhe per ditelindjet me dy shifra, keshtu qe duhet te dizenjoni dy numra me gjatesi te barabarte.
  5. Pasi kane kaluar 30 minuta e hiqni brumin nga frigoriferi dhe filloni ti hapni me nje rrul ose pec te trashe. Lini nje trashesi rreth2 cm.
  6. Pasi e keni hapur mire brumin, vendosni siper numrin qe keni dizenjuar dhe filloni te prini me gershere brumin dhe me ndihmen e nje thike i jepni formen e deshiruar brumit.
  7. Nxehni furren ne 180°C.
  8. Vishni nje tepsi me leter furri, dhe piqni bazen e krostates.
  9. Nderkohe qe baza e embelsires piqet pergatisni kremin chantilly si tek receta e mepareshme dhe e lini te jete plotesisht i ftohte para se ta perhapni mbi numrin prej brumi qe keni krijuar.
  10. Pasi brumi eshte pjekur e hiqni nga furri, eliminoni letren e furrit dhe e lini te ftohet plotesisht.
  11. Pastroni, lani dhe thani frutat e fresketa.
  12. Kur brumi dhe kremi te jete ftohur plotesisht filloni te realizoni torten: si fillim i vendosni numrin ose numrat (nese keni realizuar me shume se nje numer) prej brumi ne nje pjate te madhe sherbimi, i lyeni me nje shtrese kremi chantilly, me bollek dhe filloni ta dekoroni me frutat e fresketa sipas deshires tuaj.
  13. E vendosni torten ne frigorifer per te pakten 4 ore para se ta sherbeni.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Recipe Reviews

There are no reviews for this recipe yet, use a form below to write your review
previous
Patate te mbushura me gjize dhe erza
next
Antipasto me wurstel
previous
Patate te mbushura me gjize dhe erza
next
Antipasto me wurstel

Add Your Comment