Udhëzime
Nje nga antipastat e perdorura me shume dhe te pergatitura me wurstel eshte role me pasta sfoglia ose brise (pete e gateshme), ose te quajtur ndryshe croissant te kripur me wrustel. Kjo eshte nje recete teper e thjeshte dhe ekonomike per tu pergatitur, e pelqyer si nga te medhenjte edhe nga te vegjelit. Sherbehen te vaket ose te ftohte si antipast, ose si nje shoqerues per nje aperitiv ose bufe. Personalisht perdor keta dy perberes te gateshem te cilet i gjeni ne supermarket. Le te shohim ateher si te gatuajme antipasto me wurstel.
Antipasto me wurstel
Perberesit:
- 250g pasta sfoglia te gatshme
- 200g mini wrustel
- 1 te verdhe veze
Udhezimet:
- Merrni pasta sfoglia dhe e hapni. Me ndihmen e nje thike duhet te formoni 16 trekendesha te vegjel ( si fillim prisni brumin ne 4 pjese te barabarta duke formuar 4 katror, çdo katror e prisni pergjysem duke formuar keshtu dy trekendesha per c’do katror, dhe çdo trekendesh e ndani ne gjysem perseri duke formuar dy trekendesha me te vegjel, pra ne fund keni formuar 16 trekendesha te vegjel).
- I vendosni wrustelit ne secilin trekendesh dhe filloni ta rrotulloni brumin duke filluar nga baza e madhe derisa te arrini tek maja e trekendeshit te brumit.
- Vishni nje tepsi me leter furri dhe filloni te vendosni me radhe wustelit e mbuluar me pasta sfoglia.
- Ne nje tas te vogel rrihni mire te verdhen e vezes dhe i lyeni me radhe ne siperfaqe.
- Nxehni furrin ne 180°C dhe i piqni per rreth 15-20 min, ose derisa te kene marre nje ngjyre mjalti.
- I nxirrni nga furri dhe i sherbeni te vaket ose te ftohte.