Background Image

Sallate makaronash e ftohte

0 0
Sallate makaronash e ftohte

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

A keni provuar te gatuani sallate me makarona te ftohta? Sallata me makarona eshte nje recete tipike italiane e cila pergatitet gjate veres, ka perberes te thjeshte dhe te fresket, mund ta pergatisni ore me pare se ta konsumoni dhe ta merrni me vete ne plazh ose ne nje piknik ne ajer te paster. Une perdor vazot e gateshme me perime per te pergatitur sallaten e orizit ose makaronat e ftohta, i gjeni te gateshme ne supermarket.

sallate-me-makarona

Sallate me makarona te ftohta

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pajte e pare

Perberesit:

  • 400g makarona te shkurtra, psh fusilli
  • 300g domate qershi
  • 1 mocarela
  • 200g perberes ne vazo per sallate orizi te ftohte
  • borzilok i fresket
  • vaj ulliri
  • piper
  • kripe

Udhezimet:

  1. Pastroni, lani dhe i prisni domatet qershi ne 4 pjese, shtoni disa gjethe borziloku te fresket, vaj ulliri, kripe, piper, i trazoni mire dhe i lini te marinohen per rreth 1 ore, sepse ne kete menyre marrin nje shije me te mire.
  2. Zjeni makaronat ne nje tenxhere me uje te valuar me kripe, i kulloni, i sperkatni me pak vaj ulliri qe te mos ngjiten dhe i lini te ftohen.
  3. Ne te njejtin tas ku ndodhen domatet shtoni djathin mocarela te prere ne kubik si dhe perberesit e gateshem te vazos qe perdoren shpesh per sallate orizi te ftohte.
  4. I trazoni mire te gjithe keta perberes dhe i hidhni mbi makaronat e ftohta.
  5. I mbuloni dhe i vendosni ne frigorifer per 2-3 ore.
  6. Para se ti sherbeni ne pjate i sperkatni me pak vaj ulliri.
(Visited 1 222 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Role me mish pule, kungull dhe karrota
para
Makarona me pana dhe pancete
para
Role me mish pule, kungull dhe karrota
para
Makarona me pana dhe pancete

Add Your Comment