Role me mish pule, kunguj dhe karrota eshte nje pjate e dyte shume e shijshme dhe e shendetshme per tu pergatitur. Kjo recete eshte shume e mire dhe per te gjithe ata persona qe nuk i pelqejne shume perimet, por te gatuara ne kete menyre ju siguroj qe pjata juaj do te kete sukses si me te medhenjte dhe me me te vegjlit. Mund ti shoqeroni me sallate jeshile, patate te skuqura ose thjesht me kunguj dhe karrota te ziera.
Role mish pule me kungull dhe karrota
KOHA E PERGATITJES:
KOHA E PJEKJES:
KOHA TOTALE:
PORCIONE: 4
VESHTIRESIA: E Lehte
TIPI I RECETES: Pjate e dyte
Perberesit:
600g gjoks pule
2 karrota
2 kunguj te gjate jeshil
gjysem gote vere te bardhe
vaj ulliri
kripe dhe piper
Udhezimet:
Pastroni, lani dhe qeroni karrotat. I prisni holle per se gjati dhe ne te njejten menyre duhet te veproni dhe me kungujt.
I zjeni per pak minuta ne nje tenxhere me uje te valuar me kripe, i kulloni dhe i lini te ftohen pak.
E pastroni gjoksin e pules nga lekura dhe çfaredo lloj kocke, e prisni ne feta te holla per se gjati.
Sperkatni me kripe dhe piper çdo fete pule, vendosni ne secilen prej tyre 2 feta kunguj dhe dy karrote, i rrotulloni dhe ne fund i fiksoni me 2-3 kruajtese dhembesh.
I skuqni per 10-15 min ne nje tigan te hapur qe nuk ngjit, duke i rrotulluar here pas here me kujdes dhe ne fund te pjekjes shtoni veren e bardhe.
I lini ne zjarr derisa vera te avulloj dhe i sherbeni rolete e pules te ngrohta.
Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web.
Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit.
Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web!
Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;)
Gjithe te mirat