Background Image

Cheesecake me nutella

0 0
Cheesecake me nutella

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Cheesecake me nutella eshte nje nder ato embelsira qe s’ mund ta pergatisim perdite pasi eshte plot me kalori por eshte aq shume e shijshme saqe me siguri ju do te kerkoni nje fete te dyte. Eshte perfekte per nje darke speciale, apo nje ditelindje. Me pare kemi pare receten e ceesecake me fruta pylli te cilen e poqem ne furre, sot do te shohim si te gatuajme cheesecake me nutella pa pjekje por ne menyre te ftohte.

si-te-gatuajme-cheesecake-me-nutella

Cheesecake me nutella

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 8
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • Perberesit per bazen: 250g biskota
  • 80g gjalp
  • 1 luge gjelle nutella
  • 1 luge gjelle bajame te grira
  • Perberesit per mbushjen: 400g djath philadelphia
  • 400g nutella
  • 250ml pana per embelsira
  • bajame te thermuara per dekor

Udhezimet:

  1. I grini biskotat se bashku me bajamet e therrmuara ne mikser, pasi te jene therrmuar mire shtoni gjalpin e shkrire dhe 1 luge nutella. Nese nuk keni mikser ju mund te vendosni biskotat ne nje pecete te madhe dhe ta mbyllni dhe me nje shishe ose pec te trash ti shtypni.
  2. E hidhni te gjithe kete perzjerje ne nje tepsi te lyer me gjalp dhe te mbuluar me leter furri, e hapni mire me duar dhe e vendosni ne frigorifer per rreth 30-60 minuta.
  3. Ne nje tas te madh hidhni nutellen dhe djathin philadelphia, rrihni mire panen per embelsira derisa mos te bie nga ena dhe e shtoni tek tasi.
  4. I perzjeni mire te gjithe keta perberes me nje luge druri derisa te behet nje mase kremoze dhe homogjene.
  5. E hidhni kremin me nutella mbi bazen e tortes dhe e vendosni ne frigorifer per te pakten 4 ore.
  6. E hiqni nga frigoriferi dhe e dekoroni me bajame te grira siper
(Visited 942 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torte te ftohte me cokollate dhe kafe
para
Role me mish pule, kungull dhe karrota
para
Torte te ftohte me cokollate dhe kafe
para
Role me mish pule, kungull dhe karrota

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here