Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme torte te ftohte me cokollate dhe kafe, nje embelsire shume e mire dhe e shijshme sidomos per keto dite vere, s’ ka nevoje per pjekje ne furre dhe permban brenda perberes qe pothuajse te gjithe prej nesh i pelqejme si kafeja, biskotat, mascarpone, nutella, etj.
Torte e ftohte me cokollate dhe kafe
Perberesit:
- Perberesit per bazen e tortes: 350g biskota me kakao
- 150g biskota normale
- 130g gjalp
- gjysem filxhan kafeje
- Perberesit per kremin: 500g pana per embelsira, te ftohte
- 500g djath mascarpone
- 200g sheqer pluhur
- 2 gota e gjysem me qumesht
- 1 luge kafeje plot me kafe pluhur, ajo qe perdoret per moke
- 4 flete xhelatine (colla di pesce), rreth 7 g
- çokollate te erret te shkrire per dekorim
Udhezimet:
- Si fillim pergatisni bazen e tortes ne kete menyre: grini biskotat me kakao menjane, pastaj ato me pana, por jo shume imet dhe i bashkoni me njera tjetren.
- Shkrini gjalpin se bashku me kafene ne zjarr te ngadalte.
- Bashkoni biskotat me gjalpin ne nje tas te madh, kur gjalpi te jete i vaket dhe e shtroni bazen ne nje tepsi te lyer me pare me pak gjalp dhe te veshur me leter furri dhe e vendosni ne frigorifer per 30 minuta.
- Nderkohe vendosni fletet e xhelatines ne uje te ftohte per te pakten 10 minuta.
- Me nje rrahese dore ose me mire elektrike rrihni mire panen e ftohte derisa mos te shkeputet nga anet e enes, shtoni sheqerin pluhur, mascaponen dhe 2 gota me qumesht. I trazoni mire te gjithe perberesit.
- E hiqni xhelatinen nga uji, e shtrydhni mire me duar dhe e hidhni ne nje tenxhere te vogel me qumeshtin qe na ngeli. E çoni tenxheren ne zjarr shume te ngadalte derisa xhelatina te shkrije dhe pastaj e e lini derisa masa te jete e vaket.
- E hidhni tek perzjerja e sapo pergatitur dhe e trazoni mire.
- E hiqni tepsine nga frigoriferi, hidhni mbi te gjysmen e kremit, kurse gjysmen tjeter e perzjeni me kafene pluhur. Shtoni dhe gjysmen tjeter dhe e niveloni mire siperfaqen.
- E lini ne frigorifer per te pakten 4 ore, ose me mire per nje nate te tere.
- Para se ta sherbeni e dekoroni me copa çokollate te erret.