Përbërsit
-
Per peten
-
125gr Miell
-
1 Veze
-
1 luge gjelle Vaj ulliri
-
30ml UjeUji duhet te jete i vaket
-
1 maje luge kafeje Kripe
-
Per mbushjen
-
750gr Molle
-
60gr Sheqer
-
1 luge kafeje Kanell
-
50gr Stafidherrush i thate
-
100gr Gjalp
-
70gr Buke e grire
-
30gr Arra Pishe
-
Per dekorin
-
10gr Sheqer pluhur
-
6 topa AkulloreMundesisht me shije vanilje
-
Nje tubo me spry Pana
Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme strudel me molle. Strudel me molle eshte nje embelsire me origjine austriake dhe me kalimin e kohes u adoptua edhe nga shume shtete te tjera. Strudel ne gjuhen austriake do te thote vorbull pasi embelsira paraqitet si nje vorbull e formuar me nje pete te mbushur me molle dhe rrush te thate. Ju mund te sherbeni strudel me molle vetem duke e sperkatur siper me sheqer pluhur, por nese doni nje kontrast mund te sherbeni strudelin e ngrohte me akullore te ftohte dhe panna.
Strudel me molle
Hapat
1
I kryer
|
Si fillim duhet te pergatisni brumin per peten e strudelit. Ne nje tas hidhni miellin e situr, kripen, vezen, ujin e vaket dhe ne fund vajin. |
2
I kryer
|
Filloni ti perzjeni te gjithe perberesit me duar derisa te krijohet nje brum homogjen dhe elastik. Vazhdoni ngjeshjen e brumit ne nje siperfaqe te paster dhe me pak miell derisa brumi te jete kompakt, i jepni formen e nje topi dhe e hidhni ne nje tas te lyer me vaj. Mbulojeni me nje leter kuzhine plastmasi dhe lereni ne frigorifer per 30 minuta. |
3
I kryer
|
Teksa brumi pushon pergatisni mbushjen e strudelit: vendoseni rrushin e thate ne nje gote me pak uje te vaket. |
4
I kryer
|
Vendosni nje tigan ne zjarr te ngadalte dhe shkrini 50g gjalp. Pasi gjalpi ka shkrire shtoni buken e grire, e trazoni me nje luge druri per disa minuta dhe fikni zjarrin. Lereni te ftohet. |
5
I kryer
|
Vendosni gjalpin qe ngeli ne nje tenxhere te vogel dhe e shkrini ne zjarr shume te ngadalte, pastaj nxirreni brumin nga frigoriferi dhe e hapni mbi nje pecete ose leter te sperkatur me miell. Krijoni nje pete drejtekendore. |
6
I kryer
|
Qeroni mollet, u hiqni lekuren dhe farat dhe i prisni ne thelpinj te holle. |
7
I kryer
|
Lyeni siperfaqen e petes perveç aneve me gjalp te shkrire dhe sperkateni me buken e grire dhe te thekur, e cila do te sherbeje si thithes per lengun qe do te leshojne mollet gjate pjekjes. Hidhni siper mollet e grira, shtoni sheqerin, arrat e pishes, kanellen dhe rrushin e thate qe i keni hequr tashme nga uji. |
8
I kryer
|
Shperndani ne te gjithe siperfaqen e brumit perzjerjen me molle, duke e rrotulluar strudelin nga pjesa me e gjate, mbylleni mire neper te gjithe cepat, ne menyre te tille qe mbushja mos te dale jashte. |
9
I kryer
|
Vendoseni strudelin ne nje tepsi te veshur me leter furri e lyeni me gjalp te shkrire te gjithe siperfaqen e strudelit. Nxehni furrin ne 180°C dhe e piqni strudelin me molle per 30- 40 minutaminuta. |
10
I kryer
|