Background Image

Patellxhane ne furre – Parmigiana

0 0
Patellxhane ne furre – Parmigiana

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Sote do te mesojme nje pjate tipike te kuzhines mediterrane, patellxhane ne furre me salce dhe mocarel. Kjo eshte recete tipike italiane dhe ka nje te mire pasi mund ta pergatitni me pare dhe ta piqni me vone kur te ktheheni ne shtepi ne qofte se jeni ne pune gjate dites. Kjo recete eshte shume e shijshme, ne itali kjo recete njihet me emrin Parmigiana.

patellxhane-ne-furre

Patellxhane ne furre – Parmigiana

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: E Mesme
  • TIPI I RECETES: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 6 patellxhane
  • 1 kg salce domatesh pa lekure
  • 2 veze
  • 2 filxhan kafeje me miell
  • 1 filxhan kafeje me qumesht
  • 1 djath mozarel (ose dy po jane te vogela)
  • pake djath kackavall te grire
  • pake vaj ulliri
  • 2-3 thelpinj hudher
  • pake kripe

Udhezimet:

  1. Merni patellxhanet i lani me uje te bollshem dhe i thani me nje pecete. I prisni patellxhanet per se gjati ne feta te holla dhe i sperkateni me pake kripe.
  2. Me pas kur te keni mabruar coni mi patellxhane nje ene me uje ose nje peshe ne menyre qe tu dali lengu i hidhur (nderkohe pergatisni salcen e domates si me poshte).
  3. Merni nje tenxhere qe nuk ngjit, hidhni vaj ullri edhe dy tre thelpinj hudher dhe i lini te skuqen pake, shtoni dy shishe salce domateje dhe e lini per 30 min deri sa te jete bere nje mase e dendur dhe me pake uje.
  4. Merni miellin dhe e hapni ne nje ene, me pas merni vezet dhe i rrihni duke shtuar nje filxhan kafeje me qumesht.
  5. Coni nje tigan me vaj dhe filloni te skuqni patellxhanet qe i keni kaluar me pare mbi miell qe te mbuloni siperfaqen dhe me pas tek vezet e rrahura.
  6. Kur te jene gati i vendoseni mbi nje pjate me kartopecete qe te thithi vajin e tepert.
  7. Kur ti keni mbaruar merni nje tave qe nuk ngjit ose e mbuloni me leter furri qe nuk ngjit.
  8. Shtoni ne tave pake salce, coni patellxhanet i sperkateni me djath te grire dhe me copa mocarele dhe ne fund shtoni perseri salcen e domates.
  9. Perseritni udhezimin e meparshem deri sa te keni mbaruar te gjitha patellxhanet. Shtresa e siperme duhet te jete me salce domatesh dhe e sperkatur me djath te grire. Coni taven te piqet ne furre me 200°C per 50-60 min.
(Visited 189 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Strudel me molle
para
Supe krem me bizele
para
Strudel me molle
para
Supe krem me bizele

Add Your Comment