Kek me arra dhe stafidhe

Shpernda ne kanalet e tua social

Or you can just copy and share this url

Perberesit

250gr Miell
100gr Arra Arrat duhet peshuar te qeruara
50gr Stafidhe
2 kokrra Veze
4 luge gjelle Sheqer
10 luge gjelle Uje
gjysem qeske pluhur Fryres per embelsira Maja embelsire pluhur
1 luge gjelle Gjalp Gjalp i shkrire
1 pako e vogel Cokollate e erret Me preference
1 qeske e vogel Sheqer pluhur Me preference (per dekor siper)

Mbaje shenim

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Kek me arra dhe stafidhe

Kuzhine:

Perberesit

Udhezime

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme kek me arra dhe stafidhe (rrush i thate). Nje embelsire pak e personalizuar edhe pse eshte thjesht kek, por i pergatitur ne kete menyre eshte pak me avanguard. Ne kete recete per kek me arra dhe stafidhe do te vini re se arrat duhen grire aq shume sa qe te behen pluhur kurse stafidhet ngelen te plota.  Embelsira prezantohet pak me ngjyre te erret per efektin e arrave te grira. Embelsira del vertet shume e persosur! Me poshte receta per kek me arra dhe stafidhe rrushi.

Loading...

Kek me arra dhe stafidhe

Hapat

1
I kryer

Si fillim merni arrat dhe i ndani ne mes. Nje pjese e vendosni ne mixer dhe e grini deri sa te behet pluhur, nese nuk keni mixer pasi i keni prere ne copa te vogla i vendosni ne nje pecete rrobe te paster dhe e shtypni me nje vazo deri sa te behen pluhur. Pjesen tjeter te arrave i prisni ne copa te medhaja.

2
I kryer

Merni cokollaten dhe e grini holle ne rende ose me nje thike.

3
I kryer

Ndizni furren te ngrohet ne 180°C.

4
I kryer

Ne nje ene rrihni dy vezet me energji, shtoni sheqerin dhe i rrihni perseri deri sa te formoni nje shkume me ngjyre te hapur.

5
I kryer

Merni nje tas dhe shtoni miellin dhe e hapni ne mes dhe formoni nje grope, hidhni brenda arrat pluhur, fryresin per embelsira, gjalpin e shkrire si dhe cokollaten e grire. Perzieni keta perberes mire me njeri tjetrin.

6
I kryer

Shtoni tek mielli vezet e rrahura me sheqer si dhe 10 luge gjelle me uje dhe perzieni nga poshte larte me nje luge druri deri sa te keni formuar nje mase homogjene.

7
I kryer

Ne fund shtoni tek brumi i kekut stafidhet dhe arrat e prera ne copa pak te medhaja dhe trazoni edhe nje here nga larte poshte.

8
I kryer

Hidhni masen e kek-ut me arra ne nje tave te rrumbullakate te lyer me gjalpe (tave me diameter gati 20-25cm) dhe e vendosni ne furre te piqet per gati 30-35 min.

9
I kryer

Kontrolloni kek-un me nje kruajtse dhembesh nese eshte pjekur, fusni ne mes te kekut me arra kruajtesen dhe e hiqni dhe nese eshte e paster ateher keku eshte pjekur brenda.

10
I kryer

Lini kekun me arra dhe stafidhe te ftohet, e nzirrni nga tava dhe e vendosni ne nje pjate te sheshte, e sperkateni me sheqer pluhur nese deshironi dhe e sherbeni te vaket.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Pershtypjet e recetes

Nuk ka akoma asnje pershtypje. Perdorni formularin e meposhtem per te shkruar ose vlersuar receten. Kontributi juaj eshte i rendesishem. Faleminderit.

2 Komente Hide Comments

Shkruaj pershtypjen tende