Background Image

Lazanja Bolonjeze

0 0
Lazanja Bolonjeze

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
1 kg Salce Ragu
800ml Salce beshamel
1 kg Pete per lazanja
100gr Djath Kackavall
1 luge Gjalp
Pak Kripe
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme lazanja me mish te grire. Kjo eshte e njhur edhe me emrin Lazanja Bolonjeze qe ne italisht e gjeme te shkruar keshtu: Lasagna alla Bolognese, passi eshte nje recete qe vjen nga qyteti i italise Bologna, por saktesisht per faktin qe perdoret salca ragu alla bolonjeze (Ragu Bolognese). Keshtu qe per te pergatitur lazanja ju duhet te perdorni salcen Ragu receten e se ciles e gjeni ketu: Salca Ragu dhe salcen Beshamel receten e se ciles e gjeni ketu: Salca Beshamel. Kjo recete eshte pak e veshtire ne qofte se duhet te gatuani te dyja salcat vete pasi duan pak kohe. Por mund te gjeni te dyja salcat te gateshme dhe te pergatisni lazanjen shume shpejte. Ne qofte se salcat i pergatisni vete shija do te jete shume here me e mire keshtu qe ju keshilloj te beni vete nese keni kohe ne dispozicion. Petet te lazanjes gjenden te gateshme ne dyqan. Masat e meposhteme jane te llogaritura per 3-4 shtresa ne nje tave drejtekendeshe ose katrore.

Nje porcion lazanja e dekoruar me nje dege borzilok

Lazanja

 

(Visited 5 605 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Si fillim vendosni nje tenexhere me uje dhe kripe te ziej e cila do ju duhet per te regjur petet e lazanjes.

2
I kryer

Merni nje tave drejtekendore ose katrore dhe e lyeni me gjalpe. Merni nje pecete te paster dhe e shtroni mbi tavoline pasi mbi te do te vendosni nje nga nje petet.

3
I kryer

Merni pakon me pete per lazanja edhe kur uji te filloj te zjej i zhysni nje e nga nje petet per 30 sekonda edhe me pas i hiqni me nje pirun te madh dhe i shtroni mbi peceten.

4
I kryer

Filloni te shtroni petet tek tava deri sa te mbuloni bazen e siperfaqes se saj.

5
I kryer

Merni salcen beshamel dhe e hidhni nje shtrese mbi pete, me pas e mbuloni me nje shtrese salce ragu dhe sperkateni me djath te grire.

6
I kryer

Perserisni kete procedure per 3-4 here deri sa te keni mbaruar perberesit. Pjesa e siperme e lazanjes duhet te jete e mbukur me salce beshamel dhe e sperkatur me djath te grire.

7
I kryer

Merni nje cope leter per pjekje ne furre dhe mbuloni taven siper me te dhe me pas e coni te piqet ne 180° per 30 minuta.

8
I kryer

Mbas gjysem ore pjekeje hiqni letren e furrit nga siperfaqa e lazanjes edhe e lini te piqet per 10 minuta te tjera deri sa siperfaqa te mar ngjyre te kuqeremte te embel.

9
I kryer

Lazanja eshte gati, e sherbeni te ngrohte.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Ragu
para
Trilece
para
Ragu
para
Trilece

Add Your Comment