Background Image

Ragu

0 0
Ragu

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
2 kokrra te mesme Qepe e bardhe
2 Karrota
1 dege Selino
300gr Mish i grire Mish i perzier vici dhe derri
½ gote Vere e kuqe
½ gote qumesht Qumesht
1 luge gjelle Gjalp
500ml Salce domate

Si te gatuajme Ragu

Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme salcen Ragu. Salca ragu e ka origjinen nga qyteti i Bolonjes ne Itali dhe ne fakt njihet me emrin Ragu Bolonjeze. Ne kete recete kam perdorur vere te kuqe e cila ka shije pak me te forte sesa vera e bardhe, por ne fakt receta origjinale behet me veren e bardhe. Per kete recet perdoret mish i grire vici dhe derri. Perdoret nje mix 50% dhe 50%. Por ju mund te perdorni si njeren ose tjetern ne baze te shijes tuaj te preferuar. Receta origjinale permban edhe pacetta (e cila hidhet pak me pare se mishi i grire), por une nuk e kam shtuar pasi eshte shume kalorike dhe sume e dhjamur. Por ju mund ta perdorni nese doni te beni receten origjinale. Salca Ragu mund te perdoret per makaronat, per tu hedhur mbi harapash ose per te mbushur Lazanja.

(Visited 970 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Si fillim lani selinon dhe karroten. Pastroni qepën duke i hequr shtresat e jashtme dhe e shplani.

2
I kryer

Prisni ne kubike te vegjel karrotat, selinone dhe qepet. Perdorni gjysem henen per ti prere akoma me imet. I perzieni te gjithe perbersit ne ne pjate.

3
I kryer

Vendoseni në flake te mesme një tenxhere të lartë dhe qe nuk ngjit shtoni vajin e ullirit dhe me pas shtoni gjalpin.

4
I kryer

Kur gjalpi ka shkrire shtoni qepen, selinon dhe karroten e grire te skuqen. Trazoni here pas here.

5
I kryer

Kur perimet te jene skuqur shtoni mishin e grire dhe skuqni te gjithe perbersit sebashku duke trazuar here pas here.

6
I kryer

Kur te kete avulluar i gjithe uji i tij i gatimit shtoni verën e kuqe dhe trazoni serisht.

7
I kryer

Kur vera te kete avulluar krejtësisht, shtoni qumeshtin dhe trazoni. Edhe ne kete rast prisni derisa te avulloj.

8
I kryer

Shtoni se fundmi salcen e domates, mbushni shishen e salces me uje dhe shtoni edhe ate. Trazoni dhe e ulni flaken.

9
I kryer

Mbuloni tenxheren me kapak dhe e lini te ziej per gati 2 orë duke e perzier herë pas here me një lugë druri. Cerek ore para rregulloni me kripe dhe e lini akoma te ziej qe mishi i grire te mari kripen.

10
I kryer

Salca ragu konservohet 2/3 dite ne frigorifer, mjafton ta ngrohni ne tigan dhe ta perdorni per makaronat.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Byrek me gjize
para
Lazanja Bolonjeze
para
Byrek me gjize
para
Lazanja Bolonjeze

Add Your Comment