Background Image
  • Home
  • Torta
  • Ciambella me kaki dhe rrush te thate

Ciambella me kaki dhe rrush te thate

0 0
Ciambella me kaki dhe rrush te thate

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
2 kokrra Kaki Jo shume te pjekur
3 kokrra Veze
120 gr Miell Miell per embelsira
100 gr Sheqer
10 gr Sheqer pluhur per dekor
1 maje luge Gjalp

Nutritional information

Emblesire per ditet e ftohta

Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme ciambella me kaki dhe rrush te thate. Ciambella eshte thjesht nje torte ne forme unaze (ka qendern bosh). Duhet te keni nje tave apostafat per te pjekur kete embelsire. Mjafton te piqni cdo lloj torte ne kete tepsi me qendren bosh dhe rezulati do te jete ciambella, ju mund te dekoroni qendren bosh te embelsires me fruta ose edhe krem ose edhe thjsht ta lini bosh. Vendosa te beja ciambella me kaki dhe rrush te thate pasi jane frutat e stines se dimirt te cilat i gejni me shume lehtesi ne pazar. Ju mund te beni ciambella me cfare do lloj perbersi te deshironi pasi emri ciambella vjen vetem nga forma e taves ne te cilen piqet dhe jo nga perbersit qe perdorim per ta pergatitur.

 

(Visited 107 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Ndizni furrin ne 100°C (do e ngrini temperaturen me vone). Vendosni brenda taven te lyer me gjalp qe te shkrij. Kur te kete shkrire gjalpi e nxirrni taven nga furri dhe e sperkatni me miell (ne kete menyre embelsira nuk do te ngjitet mbas taves). Merni kakite dhe i lani dhe i thani me nje pecete, me pas i ndani ne dy pjese dhe i grini ne nje rende jo shume te imet. (Nese hurmat jane shume te pjekura duhet te eliminoni lekuren dhe te shtypni masen me pirun qe te ndahet pjese pjese). I lini kakite menjane dhe vazhdoni pergatitjen e embelsires.

2
I kryer

Merni vezet dhe i ndani te verdhat nga te bardhat ne dy tase te ndryshem. Kujdes, duhet te keni vezet ne temperature ambienti. Filloni te rrihni te verdhat e vezeve derisa te dyfishojne masen pak a shume, shtoni sheqerin dhe rrihni serisht derisa sheqeri te tretet. Shtoni tek masa kakite dhe me pas rrushin e thate.

3
I kryer

Filloni te shtoni miellin avash avash tek masa duke trazuar serisht me rrahese. E lini tasin menjane. Merni tasin me te bardhat e vezeve dhe i rrihni derisa te behen shkume e bardhe dhe gati si e ngrire. E shtoni shkumen tek masa e ciambella-s dhe trazioni me ngadale nga larte poshte derisa te gjithe perbersit te perzihen me njeri tjetrin.

4
I kryer

Shtoni masen e embelsires ne tave dhe e vendosni ne furre te piqet dhe ngrini temeperaturen e furrit ne 175°C. E lini embelsiren te piqet per gati 25- 30 minuta. E kopntrolloni me nje kruajtese dhembesh (e fusni brenda dhe e nxirrni, nese eshte e paster embelsira eshte e pjekur). E nxirrni ciambella -n nga furri dhe e lini te ftohet, e nzirrni nga tepsia dhe e vendosni ne nje pjate. Sperkateni ciambella-n me shqer pluhur siper (nese deshironi) dhe e dekornoni me kaki (edhe te prere ne copa ne qender).

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

para
Supe me miell dhe mish pule
para
Salce me avokado Guacamole
para
Supe me miell dhe mish pule
para
Salce me avokado Guacamole