Udhëzime
Sot do te gatuajme supe me çereali (drithera), nje recete kjo shume e shendetshme per organizmin tone, e lire persa i perket buxhetit te parave dhe na ndihmon te qendrojme ne forme. Mjafton te kemi grure, tershere dhe disa perime te fresketa ose te kondervuara ne ngrirje dhe ja tek gatuam nje vakt te shpejte dhe te shendeteshem.

Supe me cereale (drithera)
Perberesit:
- 110g grure
- 110g tershere
- 100g proshute te tymosur
- 100g domate te pjekura, ose salce
- 1 qepe
- 1 kercell selino
- 1 presh
- 1 dege te vogel rozmarine
- 1 thelpi hudher
- 4 luge gjelle vaj ulliri
- kripe dhe piper
Udhezimet:
- Si fillim zjeni ne nje tenxhere grurin dhe tersheren derisa te jene zbutur.
- Pastroni, lani dhe grini qepen, selinone dhe preshin.
- Hidhni 2 luge vaj ulliri ne nje tigan, e nxehni dhe skuqni per disa minuta perimet e prera.
- Shtoni proshuten e tymosur, dhe vazhdoni skuqjen per 2-3 minuta te tjera.
- Bashkoni me to grurin dhe tersheren e zjere, salcen e domateve, 2 gota uje, kripe dhe piper.
- Vazhdoni zjerjen per 15 minuta te tjera dhe nga fundi i zjerjes skuqni ne nje tigan me vajin qe na ngeli hudhren per 2 minuta, thjesht sa per ti dhene arome vajit. Mos harroni te hiqni hudhren nga vaji.
- Hidhni vajin e aromatizuar tek supa me drithera dhe i trazoni te gjithe perberesit. Nese deshironi sperkateni supen me pak piper.
- Sherbejeni supen me çereali ( drithera ) te ngrohte me feta buke te thekura.










