Background Image

Torte me bajame

0 0
Torte me bajame

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Bajamet jane nder frutat e thata, te cilat kane nje perdorim shume te gjere ne jeten e perditshme, rekomandohen ne dieta te ndryshme, perdoren per maska bukurie, por sot do ti perdorim ne gatim. Pra, le te shohim se bashku si te gatuajme torte me bajame, shume e thjeshte dhe e shijshme ne te njejten kohe.

si-te-gatuajme-torte-me-bajame-dhe-ciokollate

Torte me bajame

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 8
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 100g miell bajamesh
  • 50g miell te bardhe
  • 50g nisheshte
  • 120g sheqer
  • 6 veze
  • 70g gjalp
  • lekura e grire e nje limoni
  • kanelle (me preference)
  • 150g çokollate fondente (te erret, 70% kakao)

Udhezimet:

  1. Shkrini gjalpin dhe lereni te ftohet.
  2. Ne nje kupe hidhni sheqerin dhe te verdhat e vezeve. I rrihni fort derisa te formohet nje perberje omogjene dhe kremoze.
  3. Tek tasi shtoni pak nga pak miellin dhe nisheshten, gjithmone duke i trazuar perberesit me kujdes sa here qe i shtoni ne kupe.
  4. Shtoni miellin e bajameve, gjalpin e shkrire, lekuren e grire te limonit dhe ne fund kanellen nese deshironi.
  5. Rrihni te bardhat e vezeve derisa te mos shkeputen nga kupa kur e ktheni permbys dhe i hidhni tek perberja e sapo pergatitur, duke i trazuar ne menyre shume delikate.
  6. Nxehni furren ne 180°C.
  7. Lyeni tepsine me gjalp, hidhni ne te torten e porsa pergatitur dhe e piqni per 30 minuta.
  8. Verifikoni pjekjen me nje thike ose me mire me nje kruajtese dhembesh. E vendosni kruajtesen e dhembeve ne qender te tortes, dhe nese kur e hiqni ajo eshte e paster do te thote qe torta eshte pjekur.
  9. Hiqeni torten me bajame nga furri dhe e lini te ftohet.
  10. Shkrini çokollaten, dhe e hidhni mbi te gjithe siperfaqen e tortes, duke e hapur mire dhe ne menyre uniforme me nje spatull.
  11. Sherbejeni torten te ftohte dhe te fresket.
(Visited 160 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torte e kripur me bizele
para
Supe me drithera
para
Torte e kripur me bizele
para
Supe me drithera

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here