Udhëzime
Kjo eshte nje recete shume e thjeshte dhe e shijshme per ta sherbyer si phate te dyte ose thjesht edhe si antipaste. Le te mesojme se bashku si te gatuajme torte te kripur me bizele.

Torte e kripur me bizele
Perberesit:
- nje pete e njohur me emrin pasta sfoglia ose brisé
- 500g bizele kokerr
- 2 karrota
- 1 kungull te vogel
- 2 veze
- 2 salçiçe te vogla
- 1/2 gote qumesht
- kripe dhe piper
Udhezimet:
- I hidhni bizelet kokerr ne tenxhere me presion.
- Lani, pastroni dhe prisni karrotat dhe kungullin ne kubike te vegjel.
- Hidhni pak kripe dhe i çoni te zjejne te gjitha perimet se bashku per 20 minuta, ose derisa bizelet te jene te buta.
- E shtroni brumin e gatshem ( pasta sfoglia ose brisé ) ne nje tepsi te rrumbullakte, duke pasur parasysh qe te lini 3 cm borde.
- Ne nje tas te madh hidhni perimet e zjera, shtoni 2 veze, 2 salçiçe te prera ne kubike, qumeshtin, pak kripe dhe pak piper.
- I trazoni mire te gjithe perberesit dhe i hidhni tek brumi.
- Nxehni furren ne 180°C.
- I palosni bordet e brumit ne menyre te tille qe te mbajne perberesit dhe e çoni tepsine ne furre per tu pjekur per rreth 25-30 minuta, derisa torta te kete marre nje ngjyre te lehte kafe dhe perberesit te jene bere nje me njeri tjetrin.
- Hiqeni torten e kripur me bizele nga furra dhe e lini te ftohet 20 minuta para se ta sherbeni.
(Visited 251 times, 1 visits today)








