Background Image

Sallate me spinaq dhe portokalle
Me spinaq te fresket

Sallate me spinaq dhe portokalle

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
500 gr Spinaq
2 Portokalle
sipas deshires Kripe
4 luge gjelle Vaj ulliri

Nutritional information

105
Per nje porcion

Nje pjate e thejshte, e shpejte dhe vegane.

Features:
  • Vegan
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Kur deshironi te pergatisni sallate me spinaq duhet te siguroheni qe te keni zgjedhur spinaqin e fresket dhe me flete te vogla. Sa me te vogla te jene gjethet e spinaqit aq me mire do te dali sallata pasi do kete shije pak me te embel. Fletet e spinaqit duhet te jene te fresketa dhe te vogla jo vetem per shijen e mire por edhe per te siguruar nje sallate delikate e cila konsumohet ashtu sic eshte (pa perdorur fare flaken). Ne kete recete do te shohim si te gatuajme sallate me spinaq dhe portokalle te cilet jane perberesit kryesor.

Si te gatuajme sallate me spinaq

Sallate me spinaq dhe portokalle

(Visited 1 968 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer
10 min

Si fillim lani dhe pastroni mire spinaqin ne uje te bollshem. E vendosni te kulloj ne nje kullese per disa minuta. Pasi ka kulluar i ndani gjethet e vogla duke e prere bishtin afer gjethes.

2
I kryer

Nderkohe qe spinaqi kullon pastroni portokallet nga lekura dhe me pas i ndani thelpinjte njeri nga tjetri. Disa nga thelpinjte i nadni ne dysh qe te dali lengu te cilin do e perdorni per sallaten me spinaq.

3
I kryer
15 min

Merni nje tas dhe hidhni brenda spinaqin e kulluar, shtoni thelpinjte e portokalles, disa nga thelpinjte i shtrydhni brenda. Rregulloni me kripe dhe me pas shtoni vajin e ullirit. Trazoni mire dhe e sherbeni ne 4 pjata.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Liko me mandarina kineze
para
Makarona me presh dhe pancetta
para
Liko me mandarina kineze
para
Makarona me presh dhe pancetta