Background Image

Tasqebap me mish vici

0 0
Tasqebap me mish vici

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
500gr Mish vici
3 kokrra Qepe e kuqe
1 luge gjelle Miell
1 gote uji Vere e kuqe
1 gjethe Dafine
1 luge kafeje Salce domate concentrat
3 thelpinj Hudher
1 luge gjelle Vaj ulliri
Sipas deshires Kripe
Sipas deshires Piper i zi

Nutritional information

356
Kalori per porcion

Pjata tradicionale per tu shoqeruar me pilaf

Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme tasqebap me mish vici te fresket. Kjo recete i perket kuxhines shqiptare. Eshte nje pjate shume e shishme dhe shume e lehte per tu gatuar. Me poshte do te gjeni receten per tasqebap, por me pare eshte mire te dini se kjo recete e ka sekretin tek mishi. Per te pergatitur tasqebap-in ju duhet te perdorni vetem mish vici te fresket, pasi e gjithe shija varet nga mishi qe ju perdorni. Eshte mire te zgjidhni nje tule mishi pa dhjam. Mund te shoqeroni tasqebap-in me pilaf duke hedhur siper pjates me pilaf nje garuzhde tasqeb. Por ju mund mund te sherbeni tasqebapin edhe vetem me buke.

Tasqebap me mish vici

Tasqebap

(Visited 2 921 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Si fillim duhet te aromatizioni vajin me hudher ne kete menyre. Ne nje tigan shtoni vajin e ullirit dhe thelpinjte e hudherave te qeruar nga lekura por pa prere (i hidhni ashtu sic jane). Mbasi hudhra te jete skuqur ne siperfaqe e hiqni nga tigani dhe shtoni ne te qepen e pastruar nga lekura dhe te prere ne kubike te vegjel.

2
I kryer

Mbasi qepa te jete skuqur mire dhe te kete humbur vellimin, shtoni salcen e domates (koncentrat) dhe e lini te skuqet pake. Nese nuk keni salce koncentrat mund te perdorni 3 domate te kuqe te pjekura mire dhe pasi ti keni grire ne rende e hidhni te skuqet. Ne kete rast duhet te prisni qe i gjithe uji i domateve te ket avulluar. Me pas hidhni tek tigani copat e mishit te vicit te prera ne copa te vogla. I skuqni pake sebashku me salcen.

3
I kryer

Kur mishi te jete skuqur shtoni miellin dhe trazoni mire gjithecka se bashku. Do te vini re se edhe mielli do te skuqet bashke me mishin. Shtoni veren e kuqe dhe gjethen e dafines dhe e lini pake ne zjarr per te mar nje vale deri sa vera te avulloj.

4
I kryer

Trasferoni permbajtejn e tiganit ne nje tenxhere te thelle antiaderent (qe nuk ngjit) ose ne nje tenxhere balte. Shtoni ujin tek tenxherja deri sa te mbuloni mishin dhe e lini te zjej ne zjarr shume te ngadalte per gati 1 ore ose 1 ore e gjysem, me pas rregulloni tasqebap-in me kripe dhe piepr sipas deshires dhe e lini te ziej edhe 10-15 min te tjera.

5
I kryer

Tasqebap-i eshte gati kur ka ngelur vetem 1/3 e lengut dhe mishi ka zier plotesisht. E sherbeni pjaten te ngrohte me pilaf ose edhe vetem me dy feta buke.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torte e kripur me Presh dhe Djath
para
Biskota me Nutella Mascarpone dhe Arre Kokosi
para
Torte e kripur me Presh dhe Djath
para
Biskota me Nutella Mascarpone dhe Arre Kokosi

9 Komente Mëshej komentet

Add Your Comment