Background Image

Sallate ne shporta djathi kackavall

0 0
Sallate ne shporta djathi kackavall

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
100gr Djath Kackavall
1 gote rakie Qumesht
300gr (sallate jeshile) Sallate
200gr Rukola
100gr (domate qershi) Domate
1 luge kafeje Uthull balsamike
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te pergatisim sallate e cila sherbehet ne kupa te pergatitura me djath kackavall te shkrire. E vetmja veshtiresi e kesaj recete eshte pergatitja e shportave me djath kackavall, restua eshte nje sallate e thjeshte dhe qe pergatitet ne pake minuta. Si fillim duhet te pergatisni shportat e djathit dhe me pas te merreni me sallaten.

 

sallate-ne-shporta-djathi-3

Sallate ne shporta djathi

(Visited 228 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Merni nje tigan qe nuk ngjit (antiaderent) dhe shtoni djathin kackavall te prere ne copa dhe qumeshtin i cili e ndihmon djathin te shkrij.

2
I kryer

Kur djathi te kete shkrire plotesisht e ndani ne 4 pjese dhe e hapni per pake sekonda ne pjata te sheshta duke krijuar pete te vogela si krepat.

3
I kryer

Kur djathi te filloj te ngrij e vendosni peten e vogel te djathit mbi nje tas te vogel te permbysur qe te marri formen perfundimtare te tasit te permbysur (si nje shporte).

4
I kryer

Kur te keni mbaruar te beni shportat merni sallaten, rukolan dhe domatet qershi dhe beni sallaten. Sallaten dhe rukolan pasi i keni lare e ndani ne pjese te medhaja duke i stakuar copat me dore dhe jo me thike.

5
I kryer

Domatet qershi i prisni ne dy pjese dhe i shotni tek sallata dhe me pas shtoni kripen sipas deshires, vajin e ullirit dhe uthullen balsamike.

6
I kryer

Shtoni sallaten tek shportat e djathit dhe i vendosni ne pjate te sheshte. Mund te dekorni sallaten siper edhe me disa copa te tjera djathi kackavall.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Salce kosi
para
Buding buke
para
Salce kosi
para
Buding buke

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here