Udhëzime
Ky artikull do tu mesoj si te gatuani qofte me mish te grire, kjo recete eshte kalabreze (zone e jugut te italise). Qoftet mund ti sherbeni me sallate jeshile ose duke i mbuluar me sugo (salce domate).

Qofte me mish te grire
Perberesit:
- 250 gr mish te grire (gjysma mish derri dhe gjysma mish vici)
- tule buke te dy panineve
- nje flixhan kafeje me qumesht
- 2 veze
- 90 gr djath kackavall te grire
- pak majdanoz te fresket
- kripe dhe piper sipas deshires
- pak vaj per te skuqur qoftet
Udhezimet:
- Si fillim merni tulen e bukes dhe e zbusni me pake qumesht, me pas e shtrydhni dhe e coni ne nje ene plastike.
- Merni mishin e grire dhe vezet dhe i shtoni tek ena ku cuat me pare bukuen e regjur. Filoni te perzieni me duar permbajtjen deri sa perberesit te jene bere uniform.
- Kur perzierja te jete e njetrajteshme shtoni kripen, piperin, majdanozin dhe ne fund djathin e grire.
- Trazoni perseri me duar te gjithe masen e qofteve deri sa perzierja te zbutet.
- Lereni masen te pushoj per nja 10 minuta dhe me pas formoni topa te vegjel.
- Coni vajin te nzehet mire dhe filloni te skuqni qoftet duke i kthyer ne te gjitha anet.
- Qoftet jane gati kur te kene mare nje ngjyre te arte.
- I hiqni dhe i vendosni ne nje pjate ku ne fillim keni shtruar kartopeceta qe te thithin vajin e tepert.
(Visited 627 times, 1 visits today)










Një koment Mëshej komentet
Shume e mire. is delicious