Udhëzime
Kjo recete eshte shume e thjeshte per tu gatuar, perdoren shume pake perberes dhe nuk duhet te jeni eksperte ne kuzhine. Mjafton te blini pak kungull te verdhe dhe pak djath gorgonzola, nese nuk gjeni djathin gorgonzola mund ta zevendesoni me pak pana kuzhine dhe ja qe mund te gatuani ne shtepine tuaj oriz me kungull.

Oriz me kungull
Perberesit:
- 500gr oriz
- 300gr kungull
- 20gr djath gorgonzola ose pana
- pak vaj ulliri
- pak kripe
- pak piper te zi
Udhezimet:
- Si fillim coni ujin te zjeje me pak kripe ne nje tenxhere qe nuk ngjit.
- Merni kungullin e pastroni na lekura dhe e prisni ne kubike te vegjel.
- merni nje tigan shtoni pak vaj ulliri dhe hidhni direk kungullin pa e lene vajin te digjet.
- Trazoni kungullin here pas here deri sa te shkrij, me pas shtoni djathin gorgonzola ose e zevendesoni me pana ne qofte se nuk keni.
- Perzieni perberjen dhe me pas shtoni kripen sipas deshires dhe piperin e zi dhe salca per orizin eshte gati.
- Shtoni orizin tek uji kur te kete zier dhe e lini deri sa te jete gati duke e perzier here pas here.
- Kulloni orizin per te hequr ujin e tepert dhe e hidhni prape ne tenezhere, shtoni salcen me kungull qe pergatitet me pare dhe e coni ne flake te ulet per 10 minuta duke e trazuar here pas here.











Një koment Mëshej komentet
Shume i mire!