Përbërsit
-
3 kokrra Veze
-
100gr Sheqer
-
300ml Qumesht
-
200gr Miell
-
50gr Gjalp
-
200gr Nutella
-
Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme krepa me nutella, por ju mund ti mbushni krepat edhe me fruta te fresketa ose recel. Krepat janë simbol i kuzhinës franceze, janë një lloj pete e hollë, e rrumbullakte dhe elastike, duhet te piqet në një sipërfaqe të nxehtë, dhe mundt të mbushet me permbajtje të ndryshme, si te ëmbël ashtu dhe te kripur. Brumi është i bërë me vezë, qumësht dhe miell dhe ne versionin e ëmbël shtohet edhe sheqeri në brumë.
Krepa me nutella
Ju mund te sherbeni krepa-t me nutella te dekoruar siper vetem me sheqer pluhur, me fruta te fresketa ose edhe me asgje.
Hapat
1
I kryer
|
Ne nje ene qelqi rrihni vezet bashke me sheqerin deri sa te krijojne shkume. |
2
I kryer
|
Ne nje ene tjeter hidhni miellin dhe me pas shtoni qumështin pake e nga pake dhe e trazoni deri sa te keni formuar nje mase homogjene. |
3
I kryer
|
Bashkoni te dyja masat qe pergatitet dhe i trazoni deri sa te formoni bazen e krepave. |
4
I kryer
|
Merni tiganin dhe e coni ne zjarr me pak gjalpe ( zgjidhni me kujdes tiganin qe te mos ngjisi). |
5
I kryer
|
Me pas, kur gjalpi te kete shkrire, shtoni nje mase te brumit baze qe pergatitet per krepat dhe e hapni ne te gjithe hapsiren e tiganit. E lini te piqet. |
6
I kryer
|
Mbas nje minuti e ktheni ne anen tjeter edhe e lini te piqet per nje tjeter minute nga ana tjeter. |
7
I kryer
|
Nderkohe qe piqet edhe ana tjeter e petes shtoni siper nutella e hapni ne te gjithe siperfaqen e petes me ndihmen e nje thike apostafat per krepa. E palosni krepen ne dysh kur edhe nga poshte eshte e pjekur dhe formoni nje forme si gjysem ore. |
8
I kryer
|
Palosni edhe nje here peten ne menyre qe te formoni nje forme si cerek ore. |
9
I kryer
|
Sperkateni siper me kakao dhe dekoroni me nutella te shkrire dhe nje xhufke me panna. |