Background Image

Midhje ne furre gratin

0 0
Midhje ne furre gratin

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
1kg Midhje
100gr Buke e grire
50gr Djath i grire Djath kackavall
1 thelpi Hudher
1 tufe Majdanoz
2 luge gjelle Vaj ulliri
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme midhje ne furre gratin. Midhjet gratin ose gratinate (ne gjuhen italiane) jane mollusqet te mbushura me buke te gire. Kjo tave me midhje eshte nje ide shume e mire nese doni te gatuani dicka te vecante por edhe te shpejte.

Midhje te mbushura ne furre (gratinate)

Midhje gratinate
Midhje gratinate
(Visited 340 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Si fillim lani mire midhjet ne uje te bollshem, mund te perdorni nje furce per te eliminuar myshqet siper guaskes ose i ferkoni fort me njera tjetren qe te humbasin reren. Terhiqni fijet e siperme qe lidhin dy guaskat. I lini ne nje tepsi menjane.

2
I kryer

Lani majdanozin, e kulloni dhe me pas e grini imet me thike. Pastroni hudhern dhe e grini edhe ate imet me thike.

3
I kryer

Pergatisni mbushjen e midhjeve ne kete menyre. Ne nje tas vendosni buken e grire, djathin e grire, majdanozin e gire, hudhern e grire, sperkatni siper me piper te zi dhe ne fund shtoni nje luge vaj ulliri dhe trazoni mire. Mbushja nuk ka nevoj per kripe pasi mjafton kripa e bukes dhe e djathit por nese e preferoni edhe me te kripur shtoni pak kripe me majen e gishtave.

4
I kryer

Merni midhjet nje e nga nje dhe me ndihmen e nje thike me maje i hapni guaskat dhe i mbushni me masen qe pergatitet me pare. Mushni si fillim guaskat qe kane midhjen brenda, nese u tepron mbushje e perdorni per te mbushur guaskat e tjera.

5
I kryer

Lyeni me pak vaj taven dhe i rreshtoni siper guaskat. I vendosni ne furre te piqen per vetem 5 minuta ne 200°C. I sherbeni direkt sa te po kene dale nga furri.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Torta mimoza
para
Shakshuka receta e vezeve ne tigan me domate dhe speca
para
Torta mimoza
para
Shakshuka receta e vezeve ne tigan me domate dhe speca