Përbërsit
-
1 kg Patate
-
300ml Qumesht
-
100gr Gjalp
-
sipas deshires Kripe
-
sipas deshires Arremyshk
Udhëzime

Pure me patate dhe qumesht
Hapat
|
1
I kryer
|
I lani mire patatat me uje te rrjedhshem dhe i zjeni ne uje me kripe per rreth 45 minuta, koha varet nga madhesia e patateve. Per te kuptuar nese kane zjere apo jo i shponi me nje pirun. Nese piruni hyn kollaj ateher patatet jane gati. |
|
2
I kryer
|
Pasi patatet te kene zjere, i vendosni ne nje kullejse dhe filloni ti qeroni sa jane akoma te nxehta. I prisni ne copa te vogla dhe i kaloni ne shtypesen e patateve. Nese nuk e keni nje te tille i shtypni mire me nje luge dhe pirun. I kaloni shume here ne shtypse te patateve ose edhe nese i shtypi me dore e perseritni procesin 2-3 here qe pureja te dali sa me homogjene dhe jo me kokerra. |
|
3
I kryer
|
E trasferoni masen e pergatitur me pare ne nje tenxhere te thelle ne zjarr te ulet dhe shtoni pak nga pak qumeshtin qe e keni nxehur me pare dhe trazoni vazhdimisht derisa te krijohet nje pure homogjene. |
|
4
I kryer
|
Ne fund rregulloni me kripe dhe shtoni gjalpin ne copa te vogla dhe e trazoni masen derisa gjalpi te kete shkrire plotesisht duke trazuar here pas here. Pureja me patate eshte gati, e hiqni nga zjarri dhe e sherbeni duke e sperkatur me pake arremyshk te grire nese u pelqen si shija. |






