Background Image

Supe me perime te stines

1 0
Supe me perime te stines

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Sot do te mesojme si te gatuajme supe me perime. Kjo recete permban perberes te stines se dimrit dhe eshte supe qe ne pergjithesi perdoret ne ditet e ftoheta.

si_te_gatuajme_supe_me_perime

Supe me perime te stines

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e pare

Perberesit:

  • 1 qepe e vogel
  • 1 karrote
  • 1 kungull
  • 1 patate
  • 100 gr fasule gjysem te ziera
  • 100 gr bizele (ne kuti)
  • 1 presh (vetem pjesa e bardhe)
  • 100 gr lulelaker
  • nje kercell majdanoz
  • 1 dado per leng supe
  • majdanoz
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper i zi
  • nje thelpi hudher
  • djath kackavall i grire

Udhezimet:

  1. Merni qepen, karroten, hudheren dhe majdanozin dhe pasi ti keni pastruar i prisni ne kubik te vegjel.
  2. Ne nje tenxhere qe nuk ngjit shtoni vajin e ullirit dhe kaurdisni qepen, hudheren, karroten dhe majadanozin.
  3. Kur perimet te kene humbur vellimin shtoni te gjitha perimet e tjera te lara dhe te prera ne cope te vogela.
  4. I lini dy minuta bashke me qepen duke i trazuar dhe me pas shtoni ujin deri sa te mbuloni perimet dhe shtoni dadon per leng supe dhe pak kripe sipas deshires.
  5. Mbuloni tenxheren me kapak dhe lini perimet te zjejne per gati 50 min ne flake te mesme.
  6. Ne fund shtoni pak majdanoz te grire dhe pak vaj ulliri.
  7. Sherbeni supen ne kupa dhe siper sperkateni me djath te grire dhe pak piper te grire ne qofte se deshironi.
(Visited 512 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Gjel deti ne furre
para
Role mish vici me patate ne furre
para
Gjel deti ne furre
para
Role mish vici me patate ne furre

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here