Përbërsit
-
1 Mish PuleNje pule e plote
-
2 kokrra Veze
-
1 Salcice
-
100gr Proshute
-
2 cope Karrota
-
Pak Piper i zi
-
Pak Kripe
-
1 dege Rozmarine
Udhëzime
Pule e mbushur prodhime mishi (salcice dhe proshute), karrota dhe veze te ziera, kjo eshte receta e meposhteme. Veshtiresia e kesaj recete eshte pergatitja e pules para mbushjes. Procedura per pastrimin e pules nga kockat eshte pak e veshitre nese nuk e keni provuar asnjehere. Ju duhet te mundohni te mos e cponi lekuren e pules pasi gjate pjekjes mbushja do te dali dhe i gjithe mundimi do tu shkoj kote. Kjo recete mund te perdoret si recete baze pasi ju mund te pergatisni pule te mbushur me perime, me oriz ose c’fare lloj mbushjesh tu vine ne mend.

Pule e mbushur me proshute, salcice, karrota dhe veze.
Hapat
|
1
I kryer
|
Pasi te keni pastruar pulen dhe ta keni kaluar ne flake per te djegur qimet e lekures e lani dhe e vendosni ne nje dru mishi. |
|
2
I kryer
|
Para se te filloni te pastroni pulen nga kockat vendosni te ziejne dy veze dhe dy karrota. Do tu duhen per mbushjen. Karrotat i lini ashtu sic jane (eliminoni vetem bishtin), kurse vezet i qeroni dhe i lini ashtu sic jane. |
|
3
I kryer
|
Merni nje thike te mprehte tek maja dhe filloni te pastroni pulen, si fillim prisni kembet dhe krahet (majat e tyre jo komplet), me pas duke filluar nga gjoksi vendosni thiken siper pjeses ku keni hapur barkun e pules dhe ndiqni kafazin e kraharorit (drejt) dhe duke harritur tek qafa. Kur te keni hapur mishin drejt nga barku deri tek qafa me ndohmen e thikes spostoni mishin nga kockat duke u spostuar drejt kembeve dhe kraheve. Duhet te ndiqni pak a shume formen e skeletit te pules. Kujdes mos te cponi lekuren. |
|
4
I kryer
|
Me ne fund vazhdoni te stakoni kockat e kofshave dhe te kraheve duke i prere me thike avash avash. |
|
5
I kryer
|
Mbushni pulen me permbajtjen e salcices te bere brum, proshuten, karrotat e ziera pa i prere dhe dy vezet e ziera pa i prere |
|
6
I kryer
|
Me nje gjilpere dhe spango qepni pulen e sperkateni me kripe siper dhe e vendosni ne nje tave. Vendosni siper pules nje dege rozmarine dhe e sperkateni me pak fare vaj dhe e vendosni ne furre ne 180°C. |
|
7
I kryer
|
Sherbeni pulen te vaket, pasi tekeni eliminuar spangot e qepjes dhe me pas ta keni prere ne feta. Shoqeroni pulen e mbushur me patate ose sallate. Ne kete rast eshte shoqeruar me sallate pasi edhe mbushja eshte me teper me prodhime mishi. |









