Udhëzime
Sot do te gatuajme nje embelsire me luleshtrydhe dhe pana. Kjo embelsire eshte e thjeshte dhe me nje paraqitje vizive teper te bukur per ta sherbyer ne nje banket, nje ditelindje, ne nje darke formale ose jo. Suksesi i kesaj embelsire eshte freskia e perberesve. Ky lloj desserti ka avantazhin qe mund ta gatuash shume ore me pare, deri sa te vije momenti ta sherbesh ne tavoline.
Embelsire me luleshtrydhe dhe pana
Perberesit:
- 200g panaspa e thermuar
- 200ml pana spray per embelsira
- 100g luleshtrydhe te fresketa
- 50g sheqer normal
- kafe e holluar me uje (nese deshironi)
- 3 luleshtrydhe te prera secila ne 2 pjese, vertikalisht
- 5 kupa akulloresh me fron ose ne mungese gota uji
Udhezimet:
- Si fillim vendosni ne frigorifer per pothuajse 1 ore kutine me pana. Ne kete menyre ne momentin qe do ta perdorni eshte nje strukture me homogjene.
- Merrni 200g panaspa dhe e thermoni imet me te dyja duart, ose ne mungese te panaspase perdorni biskota te thermuara.
- Pastroni dhe lani luleshtrydhet dhe me nje thike i prisni ne copa shume te vogla.
- Vendosni nje tigan qe nuk ngjit ne zjarr mesatar, hidhni luleshtrydhet e prera, shtoni sheqerin dhe e lini te zjeje per 10 min, mbuluar me kapak.
- Hidheni kremin e formuar nga luleshtrydhet ne nje pjate qe te ftohet me shpejt.
- Vendosni kupat e akullores ne tavoline dhe filloni te pergatisni dessertin.
- Hidhni 1 luge gjelle panaspaje te thermuar ne secilen kupe, e njomni me pak kafe nese deshironi.
- Shtroni nje shtrese me kremin e luleshtrydheve ne secilen kupe.
- Vazhdoni me nje shtrese pana spray.
- Perserisni te njejten proçedure derisa te mbarojne te gjithe perberesit, duke pasur kujdes qe siperfaqja te jete e mbuluar gjithmone me pana spray.
- Zbukuroni secilen kupe desserti me 1/2 e luleshtrydhes ose thjesht me pak krem luleshtrydheje.
- Mbulojini kupat me dessert me copa letre alumini ose qeske dhe i vendosni ne frigorifer deri ne momentin sa ti sherbeni ne tavoline.
2 Komente Mëshej komentet
qka jon panaspa e thermuar?
eshte panaspaja normale dhe me pas e grire me thike ose me duar ne copa te vogla.