Background Image

Berxolla vici me perime

0 0
Berxolla vici me perime

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Me ane te kesaj recete do te mesojme si te gatuajme berzolla vici me perime, perberes keta qe te gjithe shume te shendetshem per organizmin e njeriut. Kjo recete mund te pergatitet ne cdo lloj stine te vitit, pasi keshtu mund ti shoqerosh berzollat e vicit me perime te stines. Ne kete rast une kam perdorur domate te fresketa, kastraveca dhe qepe te njoma. Per marinimin e mishit duhet gati 1 ore.

sallate-domate-si-te-gatuajme si-te-gatuajme-berxolla-vici

si-te-gatuajme-berxolla-vici

 

Berxolla vici

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 700g berxolla vici
  • 4 domate te medha te pjekura
  • 2 kastraveca
  • 2 qepe te njoma
  • 2 thelpinj hudher, te qeruar dhe te prere holle
  • 1 limon i shtrydhur
  • 6 luge gjelle vaj ulliri
  • kripe dhe piper

Udhezimet:

  1. Vendosini berxollat e vicit ne nje kupe plastike, sperkatini me vajin e ullirit dhe lengun e limonit. I mbuloni dhe i lini ne frigorifer per gati 1 ore, duke i rrotulluar here pas here ne lengun e tyre.
  2. Sperkatini me vone mishin me kripe dhe piper.
  3. Vendoni nje tigan ose grillen ne zjarr mesatar.
  4. Skuqni berxollat e vicit per rreth 15 minuta ne te dyja anet, derisa te zbuten dhe te marrin nje ngjyre te lehte kafe, por jo te djegur.
  5. Pasi te jene skuqur plotesisht i hiqni nga zjarri dhe i vendosni ne nje pjate dhe i mbulojini qe te qendrojne te ngrohta.
  6. Prisni domatet, kastravecat dhe qepet e njoma ne kubike te vegjel.
  7. I vendosni ne nje kupe sallate, shtoni hudhren e grire holle, sperkatini me vaj ulliri dhe kripe.
  8. I perzieni te gjitha keto me kujdes dhe i lini te marinohen per 10 minuta, sepse ne kete menyre kane me shume shije.
  9. I sherbeni berxollat e vicit ne moment, me sallaten e pergatitur, ose me cfaredo lloj perimesh te tjera ju deshironi.

 

(Visited 537 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Embelsire me luleshtrydhe dhe pana
para
Torte e ftohte me biskota dhe krem maskarpone
para
Embelsire me luleshtrydhe dhe pana
para
Torte e ftohte me biskota dhe krem maskarpone

Add Your Comment