Background Image

Torte e ftohte me biskota dhe krem maskarpone

0 0
Torte e ftohte me biskota dhe krem maskarpone

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Per keto dite te ngrohta qe po afrojne po ju mesoj si te gatuajme torte te thjeshte, te fresket, te cilen mund ta gatuani edhe qe ne darke per te nesermen. Kjo embelsire mer emrinTorte e ftohte me biskota dhe krem maskarpone. Mjafton ta lini ne frigorifer dhe cdo gje eshte gati per dreken qe keni organizuar.

si-te-gatuajme-torte-me-biskota

Torte e ftohte me biskota dhe krem maskarpone

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 5-6
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • 200g biskota pavesini ose savoiardi
  • 500g kos te bardhe natyral
  • 500g maskarpone
  • 250g komposto ananasi ose pjeshke
  • 6 luge gjelle sheqer
  • arra ose arre kokosi te grire per zbukurim
  • pak kakao per zbukurim

Udhezimet:

  1. Merrni nje kupe, hidhni ne te sheqerin dhe kosin dhe i perzieni mire te dy perberesit derisa sheqeri te shkrij dhe shtoni maskarponen.
  2. I perzieni mire dhe me kujdes derisa te formohet nje strukture homogjene.
  3. Grini imet komposton e ananasit, duke vendosur menjane lengun e kompostos.
  4. Vendosni 2 luge gjelle kremi maskarpone ne tepsi dhe e hapni ne te gjithe siperfaqen.
  5. Krijoni nje shtrese biskotash. I regjni me pak leng kompostoje.
  6. Shtroni nje shtrese te holle ananasi te grire, dhe pastaj nje shtrese tjeter kremi maskarpone.
  7. Perseritni te njejten proçedure edhe 2 here te tjera, duke perfunduar gjithmone me shtresen e maskarpones.
  8. Dekoroni gjithe siperfaqen me arra te grira ose me arre kokosi te grire.
  9. Mbulojeni Torten e ftohte me biskota dhe krem maskarpone me leter alumini dhe e vendosni ne frigorifer deri ne momentin e konsumimit.
  10. Kur ta sherbeni ne tavoline nese doni ti jepni nje paraqitje me te bukur dhe elegante embelsires tuaj, beni nje dekoracion te tille: vendosni nje pirun ne ane te pjates dhe hidhni kakaon pluhur ne te gjithe zonen ku ndodhet piruni.
  11. Hiqni pirunin dhe do te vini re elegancen e pjates, e cila paraqitet dhe ne foto.
  12. Sherbejeni torten te ftohte.
(Visited 778 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Berxolla vici me perime
para
Speca dhe domate qershi ne tigan – Peperonata
para
Berxolla vici me perime
para
Speca dhe domate qershi ne tigan – Peperonata

Add Your Comment