Background Image
  • Home
  • Krem
  • Krem Katalana – Crema Catalana

Krem Katalana – Crema Catalana

1 0
Krem Katalana – Crema Catalana

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Përbërsit

Modifiko porcionet
12 Veze vetem te verdhat e vezeve
1/2 l Qumesht
1/2 l Pana
160 gr Sheqer
80 gr Sheqer kaf sheqer i erret
50 gr Niseshte
1 kokerr Limon
1 dege Vanilie
1 dege Kanell

Nutritional information

Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Përbërsit

Udhëzime

Shpërnda

Krem Katalana eshte nje embelsire tipike spanjolle e gjejme te shkruajtur ne kete menyre: Crema Catalana.  Ka nje shije delikate dhe kremoze ne goje. Siper ka nje shtrese sheqer te karamelizuar i cili eshte pak krokant por jo i forte. Embelsira eshte e ngjashme me krem brulee por differenca qendron tek niseshteja e cila eshte e pranishme ne kete recete.

 

(Visited 892 times, 1 visits today)

Hapat

1
I kryer

Ne nje tenxhere hidhni qumeshtin, panen, degen e vaniljes (ose vanilje pluhur), degen e kanelles (ose kanelle pluhur) dhe e vendosni te ziej.

2
I kryer

Nderkohe rrihni te verdhat e vezeve bashke me niseshten deri sa te formohet nje mase e njetrajteshme dhe pak e dendur.

3
I kryer

Kur qumeshti te kete zier e hiqni nga zjarri dhe e kulloni me anen e nje kullenjese ose me ndhmen e nje pecete pambuku dhe e hidhni ne nje tjeter tenxhere (kjo ben te mundur qe kremi te dali pa kokrriza) shtoni tek tenxherja vezet e rrahura dhe trazoni me rrahesen e vezeve. E vendosni kremin ne zjarr per 15 minuta duke e trazuar me nje luge druri.

4
I kryer

Kur kremi te jete gati e ndani neper kupat ne te cilat do e sherbeni dhe e lini te ftohet ne temperature ambienti. Me pas i trasferoni kupat ne frigorifer per gati 2 ore.

5
I kryer

Para se te sherbeni kremin duhet te beni nje tjeter hap per te kompletuar embelsiren. I nzirrni kupat nga frigorigeri dhe i sprekateni siper me sheqerin e erret dhe karamelizoni siper shqerin duke i futur kupat ne furre ne te cilen keni ndezur vetem rezistencen nga larte dhe superfaqja e emeblsires te jete sa me afer rezistences larte per te bere te mundur sa me shpejte karamelizimin e sheqerit.

6
I kryer

Kremi katalana eshte gati kur sheqeri siper ka shkrire komplet dhe ka marre nje ngjyre te bukur te kuqerremte.

7
I kryer

Sherbeni kupat me krem Katalana pasi te jene ftohur ne temperature ambienti.

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Peshk me leter alumini ne furre
para
Salce pesto me borzilok te fresket
para
Peshk me leter alumini ne furre
para
Salce pesto me borzilok te fresket
Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here