Background Image
  • Home
  • Peshk
  • Kallamar te mbushur me buke te grire

Kallamar te mbushur me buke te grire

0 0
Kallamar te mbushur me buke te grire

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda
Kallamaret e mbushur jane nje pjate e dyte shume e shijshme, jane tipike te vendeve bregdetare dhe mund te pergatiten me mbushjet nga me te ndryshmet. Ne kete recete do te pergatisim kallamar te mbushur me buke te grire, mbushje e thjeshte dhe tradicionale.
kallamar-te-mbushur-me-buke-te-grire

Kallamare te mbushur me buke te grire

  • KOHA E PERGATITJES: 50 min
  • KOHA E PJEKJES: 30 min
  • KOHA TOTALE: 1 ore 20 min
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: mesatare
  • TIPI I RECETES: Pjate e dyte

Perberesit:

  • 8 kallamare
  • 1 thelpi hudher
  • 100g buke te grire
  • 1 luge kaperi
  • 1 tufe majdanoz te fresket
  • vere te bardhe ( me preference )
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Udhezimet:

1. Merrni kallamaret e pastruar, u prisni tentakujt dhe krahet e vogla dhe i grini imet, me pas i skuqni ne tigan me pak vaj ulliri per rreth 10 minuta. I trasferoni ne nje tas.

2. Ne te njejtin tigan skuqni buken e grire me pak vaj ulliri dhe pasi ka mare ngyre te embel kafe e hidhni ne nje tas dhe e lini te ftohet.

3. E grini imet majdanozin e lare mire, se bashku me kaperit dhe hudhren, e shtoni kete perberje tek tasi me tentakujt e skuqur pak me pare, shtoni buken e grire te skuqur dhe i trazoni mire me nje luge. I sperkatni me kripe dhe pak piper.

4. Me ndihmen e nje luge te vogel filloni dhe i mbushni kallamaret me perzjerjen qe sapo pergatitet. I mbyllni me kruajtese dhembesh dhe i trasferoni ne nje tepsi furri.

5. I sperkatni me vaj ulliri dhe pak kripe dhe i vendosni ne furren e nxehur me pare ne 200° C per rreth 20 min. Nga mezi i pjekjes, shtoni veren e bardhe dhe e lini te avulloje.

6. I hiqni kallamaret e mbushur nga furri. i njomni me lengun e tyre te pjekjes, sperkatini me pak buke te grire dhe pak vaj ulliri dhe i rivendosni ne furre me 5 minuta, ose derisa te kene mare nje skuqje te lehte.

7. I hiqni nga furri, i lini te ftohen pak minuta dhe i sherbeni te prera ne feta me nje sallate te fresket nese deshironi.

(Visited 803 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

Featured Image
para
Rizoto me bizele dhe kallamar
para
Torte me molle
Featured Image
para
Rizoto me bizele dhe kallamar
para
Torte me molle

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here