Background Image

Rizoto me bizele dhe kallamar

0 0
Rizoto me bizele dhe kallamar

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda
Orizi eshte nje nder çerealet me te mire qe egzistojne dhe rekomandohet ne shume dieta per nje menyre te ekuilibruar te te ushqyerit. I kombinuar me perime, mish apo fruta deti eshte nje vakt i plote, s’ eshte nevoja te shtoni asgje tjeter. Me oriz mund te gatuajme shume lloje pjatash, si supe ose rizoto! Ne kete recete do te shohim si te gatuajme rizoto me bizele, kallamare dhe kungull. Per te gatuar kete pjate ne duhet te perdorimin erezen shafran por nese nuk e deshironi mund te mos e shtoni. Shafrani perdoret per ti dhene pak ngjyre te verdhe rizotos dhe ka nje shije te lehte dhe deliakte.
rizoto-me-bizele-kallamar-kungull-si-te-gatuajme

Rizoto me bizele, kallamar dhe kungull

  • Koha e Pergatitjes: 20  min
  • Koha e Pjekjes: 20 min
  • Koha Totale: 40 min
  • Porcione: 4
  • Veshtiresia: E lehte
  • Tipi i Recetes: Pjate e Pare

Perberesit:

  • 300g oriz per pilaf
  • 100g bizele
  • 100g kunguj jeshil
  • 200g kallamare te pastruar
  • 1 gote vere te bardhe ( me preference )
  • 1 bustine shafran
  • 5 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 thelpi hudher
  • kripe dhe piper

Udhezimet:

1. Vendosni nje tigan ne zjarr mesatar, hidhni vajin e ullirit, shtoni hudhren e paqeruar, te shtypur, e lini te skuqet per 1-2 minuta sa te aromatizoje vajin. E hiqni nga vaji.

2. Shtoni kungujt e lare, dhe te prere ne rripa te holla, bizelet dhe i kaurdisni per pak minuta sa te zbuten pak dhe te marrin ngjyre te lehte kafe.

3. I prisni kallamaret ne forme te rrumbullakte, i shtoni ne tigan, i kaurdisni per 3 minuta, shtoni veren e bardhe dhe e lini te gjithe kete perberje te zjeje derisa vera te kete avulluar.

4. E skuqni pak orizin me 3 luge gjelle vaj ulliri, e zjeni ne uje te valuar me kripe, nga mezi i pjekjes shtoni erzen shafran dhe vazhdoni zjerjen derisa te jete gati.

4. E shtoni orizin tek tigani me perimet dhe kallamaret qe sapo pergatitet, i trazoni me kujdes dhe i piqni ne zjarr te larte per 1-2 minuta ne menyre te tille qe te gjithe perberesit te kombinohen mire me njeri – tjetrin.

5. E sherbeni orizin me bizele, kungull dhe kallamare te nxehte, duke e sperkatur me pak vaj ulliri extra te virgjer.

(Visited 205 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Recel ftoi
para
Kallamar te mbushur me buke te grire
para
Recel ftoi
para
Kallamar te mbushur me buke te grire

Add Your Comment