Udhëzime
Nje recete e shpejte dhe e shijeshme eshte ajo e peshkut ne tigane. Ne 15 min receta juaj do te jete gati dhe me pak kalori. Kjo pjate eshte ideale per personat qe jane ne diet por edhe per personat qe duan te gatuajne dicka te mire por ne pak kohe. Le te shohim si te pergatisim peshk krap ne tigan.


Peshk krap ne tigan
Perberesit:
- 2 peshq krap
- 50 gr domate qershi te thara (ose te fresketa)
- vaj ulliri ekstra te virgjer sipas deshires
- 1 limon
- kripe sipas deshires
Udhezimet:
- Si fillim pastroni peshkun nga luspat, barku dhe krahet.
- E shplani mire ne uje te rrjedheshem dhe me pas e kriposni sipas deshires.
- Merni nje tigan qe nuk ngjit, shtoni vajin e ullirit dhe vendosni peshqit menjehere mbas vakjes se vajit. (Vaji i ullirit nuk duhet nzehur shume pasi behet i hidhur)
- Shtoni ne tigan domatet qershi te prera ne dysh dhe feta limoni te prere.
- Shtoni nje filxhan kafeje me uje dhe pak leng limoni.
- Ktheni peshqit nga te dyja anet qe te piqet.
- Mos e lini me shume se 15 min ne zjarr pasi peshku i fresket nuk ka shume nevoj per pjekje te gjate.
- Sherbeni peshkun me sallate jeshile ose me c’fare te deshironi. Une e sherbeva me lulelaker.









