Udhëzime
Kjo recete eshte vegjetarjane dhe mund te klasifikohet ne recetat pranverore dhe verore. Ka pake kalori dhe nuk do shume kohe per tu pergatitur. Kjo eshte edhe nje recete vegjetariane. Le te shohim ateher si te pergatisim kunguj te mbushur.

Kunguj te mbushur
Perberesit:
- 8-10 kunguj
- nje grusht djathe i grire
- dy grushta buke te grire
- gjysem panine te njomur ne qumesht
- 200 gr gjize pa kripe
- 4 veze
- gjethe rigoni te fresket
- 1 ose 2 thelpinj hudher
- vaj ulliri
- kripe dhe piper sipas deshires
Udhezimet:
- Lani kungujt dhe i prisni ne dy pjese per se gjati.
- Coni nje ene me uje e kripe te zjej dhe hidhni brenda kungujt te zjejne per 10 min, me pas i hiqni dhe i shplani me uje te ftohte.
- Merni nje luge dhe hiqni pjesen e brendeshme te kungujve e cila do dueht per te pergatitur mbushjen.
- Shtrydhni pjesen e brendeshme te kungujve qe te humbasi ujin e tepert dhe e grini dhe e lini menjane.
- Merni djathin e grire dhe e perzieni me buken grire ne nje ene plastike te thelle, me pas shtoni gjethet e rigonit te prera holle te perziera bashke me hudheren e prere imet.
- Me pas shtoni 4 vezet dhe pjesen e brendeshme te kungujve dhe trazoni te gjitha gjerat se bashku.
- Merni gjizen dhe gjysmen e panines te lagur me qumesht dhe i shtoni tek pergatitja, shtoni kripen dhe piperin dhe trazoni perseri duke formuar keshtu mbushjen e kungujve.
- Merni nje tepsi e lyeni me vaj ulliri dhe rreshtoni kungujt, me pas merni nje qeske te vogel i prisni cepin dhe e mbushni me permbajtjen e kungullit dhe filloni ti mbushni kungujt nje e nga nje duke e shtrydhur qesken.
- Kur te mbaroni shtoni nje filxhan kafeje uje tek tava dhe e coni te piqet ne furre per 60min ne 180°.
- Sherbeni kungujt e mbushur te ftohte ose te ngrohte.
(Visited 326 times, 1 visits today)








