Background Image
  • Home
  • Makarona
  • Makarona me kungull pana kerpudha dhe pancete te tymosur

Makarona me kungull pana kerpudha dhe pancete te tymosur

0 0
Makarona me kungull pana kerpudha dhe pancete te tymosur

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Ne kete recete do te shohim si te gatuajme makarona me kungull, pana, kerpudha dhe pancete te tymosur, nje pjate shume e mire kjo sidomos ne ditet e ftohta, por nese sherbehet ne sasi me te vogla mund ta perdorim edhe si pjate verore. Eshte shume e thjeshte per tu pergatitur dhe kerkon pak perberes. Ne vend te pancetes se tymosur mund te perdorim wrustel te vegjel, te prere ne rripa te holle.

makarona-me-pana-dhe-pancete-te-tymosur

Makarona me kungull, pana, kerpudha dhe pancete te tymosur

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4-5
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e pare

Perberesit:

  • 500g makarona te shkurtra
  • 100gr kerpudha
  • 2 kunguj te gjate jeshil
  • gjysem qepe
  • 1 thelpi hudher
  • 150-200g pancete te tymosur
  • 200ml pana per makarona
  • djath te grire kaçkavall
  • vaj ulliri
  • kripe dhe piper

Udhezimet:

  1. Nderkohe qe pergatisni perbersit per sugon me pana, vendosni nje tenxhere me uje ne zjarr, ku do te zjeni makaronat.
  2. Lani kungujt dhe i prisni ne feta te holla rrumbullake. Pastroni lani qepen dhe e prisni dhe ate ne te njejten menyre.
  3. Vendosni nje tigan qe nuk ngjit ne zjarr mesatar, hidhni ne te 4-5 luge vaj ulliri, nje thelpi hudher te paqeruar, te shtypur qe te aromatizoje vajin, e lini per 1 minute dhe e hiqni nga tigani.
  4. Shtoni kungujt e prere, i skuqni pak nga te dyja anet derisa te jene zbutur dhe te kene mare nje ngjyre te lehte kafe. Me pas shtoni kerpudhat e lara dhe te prera ne copa te vogla.
  5. Shtoni panceten e tymosur te prere ne kubike te vegjel, vazhdoni ti skuqni per 2 minuta te tjera. Shtoni pak kripe nese eshte e nevojshme.
  6. Kur uji ka filluar te mare vale, i shtoni kripe dhe hidhni makaronat te zjejne derisa te zbuten, ose sipas deshire suaj.
  7. Hidhni panen ne tigan, vazhdoni pjekjen per vetem 1 minute dhe hidhni makaronat e zjera. I perzjeni mire me nje luge druri, i sperkatni me pak piper pluhur dhe pak djath te grire kaçavall.
  8. I sherbeni makaronat me pana menjehere sa i hiqni nga zjarri.
(Visited 1 405 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Njoki me kungull te verdhe dhe djath gorgonzola
para
Krem karamel
para
Njoki me kungull te verdhe dhe djath gorgonzola
para
Krem karamel

Një koment Mëshej komentet

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here