Background Image

Krem karamel

0 0
Krem karamel

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Krem Karameli eshte nje embelsire super e thjeshte me baze qumeshti dhe veze,  shume i shijshem, pergatitet pothuajse ne te gjitha vendet e botes dhe eshte i njohur pikerisht per kete nderthurje thjeshtesi – shije – arome.  Ne kete stine perdoret shume pasi sherbehet i ftohte dhe nuk eshte nje embelsire e rende per tretje. Le te shohim ateher si te gatuajme krem karamel.

si-te-gatuajme-krem-karamel

Krem karamel

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 6
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: embelsire, dessert

Perberesit:

  • Perberesit: 450 ml qumesht
  • 120 g sheqer
  • 4 veze te plota + 1 te verdhe
  • 150 ml pana per embesira
  • 1 bustine vanilie
  • Perberesit per karamelin: 150 g sheqer
  • 4 luge gjelle uje

Udhezimet:

  1. Ndizni furren ne 180°C.
  2. E hidhni qumeshtin ne nje tigan te thelle, shtoni vanilien dhe e çoni per te zjere ne zjarr te ngadalte. Pasi qumeshti ka zjere, e lini te ftohet per 30 minuta.
  3. Pas kalimit te kesaj kohe, shtoni panen dhe i trazoni me ngadale.
  4. Ne nje ene rrihni vezet me sheqerin dhe hidhni ne te dalengadale qumeshtin. Trazoni gjithmone me nje rrahese vezesh nderkohe qe shtoni qumeshtin dalengadale.
  5. Pergatisni karamelin ne kete menyre: shkrini sheqerin ne nje tigan te vogel, duke e trazuar vazhdimisht me nje luge derisa te zjeje dhe te marre nje ngjyre kafe, ngjyre karameli. Shtoni 3-4 luge uji.
  6. Merrni nje tepsi te thelle, e mbushni me uje te valuar derisa te mbuloje 1/3 te stampave ( forma te vogla ku piqen apo pergatiten embelsira indiviaduale)
  7. Merrni stampat e vogla individuale, hidhni ne secilen prej tyre karamelin, e lini sa te jete forcuar dhe hidhni ne secilen kremin qe kei pergatitur me pare me qumeshtin.
  8. E fusni ne furren e nxehur tepsine me stampat e vogla dhe e piqni krem karamelin per rreth 50 minuta.
  9. I hiqni nga furri dhe i lini te ftohen ne temperature ambjenti, pastaj i vendosni ne frigorifer per te pakten 4 ore. Para se ti sherbeni i hiqni nga forma e tyre duke patur kujdes qe mos tu prishni formen.
  10. I ktheni permbys, qe karameli te jete siper dhe i sherbeni me nje luge te vogel embelsirash.

 

(Visited 1 530 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Makarona me kungull pana kerpudha dhe pancete te tymosur
para
Gjelle me presh
para
Makarona me kungull pana kerpudha dhe pancete te tymosur
para
Gjelle me presh

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here