Background Image

Supe me kerpudha

0 0
Supe me kerpudha

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url
Features:
  • Vegjetarian
Kuzhinë:

Udhëzime

Shpërnda

Sot do te shohim si te gatuajme supe me kerpudha; ne fakt kjo recete nuk eshte ne tevertet supe por eshte krem kerpudhash. Kremi i kerpudhave ka nje arome shume te kendshme dhe eshte i pershtatshem per nje darke te lehte dhe te shendetshme.

si-te-gatuajme-supe-me-kerpudha

Supe me kerpudha

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 4
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Pjate e pare

Perberesit:

  • 400g kerpudha champignon
  • 1 thelpi hudher
  • vaj ulliri me arome tartufi
  • 1 luge gjelle miell
  • uje ose leng mishi
  • 4 fetta buke te bardhe ( pancarrè)
  • majdanos te fresket te grire
  • pak kerpudhe tartuf per dekorim siper nese keni
  • pak vaj me arome tartufi per dekorim

Udhezimet:

  1. Pastroni, lani, thani me leter kuzhine dhe i prisni ne feta te holla per se gjati kerpudhat. Hiqni menjane disa feta te prera qe ti perdorni ne fund per zbukurim nese nuk keni kerpudh tartuf.
  2. Nxehni 4-5 luge gjelle vaj ulliri ne nje tigan me zjarr mesatar. Hidhni hudhren e paqeruar por te shtypur me dore ose me majen e thikes, e skuqni per 1-2 minuta, sa te aromatizohet vaji dhe hidhni kerpudhat e prera. Sperkatini me kripe, piper dhe i skuqni per gati 10 minuta.
  3. Shtoni miellin, lereni sa te shkrije mire ne tigan dhe pastaj hidhni rreth gjysem litri uje ose me mire leng mishi.
  4. Lereni te zjeje per 15 minuta, i frulloni te gjithe perberjen me nje frulator ose mikser, pastaj rivendoseni ne zjarr per disa minuta te tjera. I hidhni perseri leng mish nese e shikoni qe eshte e nevojshme, e rregulloni me kripe dhe piper dhe i hidhni pak majdanos te fresket te grire holle.
  5. E hiqni supen mbas 20 min po dhe e lini te ftohet. Me pas merni mixerin dhe e xhytni ne tenxhere per te grire kerpudhat dhe ta trasformoni supen ne nje krem kerpudhash.
  6. Per dekor, nese nuk keni kerpudhe tartuf perdorni fetat e bukes.
  7. Merni buken dhe hiqni pjesen e forte fetave te bukes. Prisni pjesen e bute ne kubike te vegjel dhe i thekni pak ne furre te nxehte.
  8. E hidhni kremin e kerpudhave ne nje pjate dhe e sherbeni me copat e thekura te bukes ose tartufin e grire siper dhe me vaj me arome tartufi siper.
(Visited 640 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Kaneloni me spinaq
para
Rizoto me fruta deti
para
Kaneloni me spinaq
para
Rizoto me fruta deti

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here