Udhëzime
Sot do te shohim si te gatuajme torte me kos dhe arra kokosi. Kjo eshte nje torte shume e thjeshte per sa i perket kohes dhe menyres se gatimit. Ne te njejten kohe shume e shijshme, elegante dhe e bukur per
tu sherbyer pas nje darke me miqte tuaj, per tu mare me vete ne njepiknik ose per tua sherbyer femijeve.

Torte me kos dhe arre kokosi
Perberesit:
- 300g miell
- 180g sheqer
- 3 veze
- 1 gote uji kos
- 1 gote uji vaj luledielli
- 1 gote uji arre kokosi e grire
- 2 luge gjelle leng limoni
- lekura e grire e 1 limoni
- 1 luge kafeje fryres embelsirash ose ne mungese sode buke
- 1/8 luge kafeje kripe
Udhezimet:
- Merrni nje kupe plastike, dhe si fillim hidhni ne te miellin, sheqerin, fryresin e embelsirave, lekuren e grire te limonit, kripen.
- I perzieni te gjithe keta perberes me duar ose me nje luge.
- Merni nje kupe tjeter plastike. Hidhni ne te vezet, vajin, kosin dhe lengun e limonit. Shtoni perzierjen e miellit qe pergatitet pak me pare. Shtoni se fundmi arren e kokosit te grire.
- I perzieni te gjithe perberesit bashke, per nje periudhe shume te
- shkurter kohe. Thjesht derisa te gjite perberesit te jene shnderruar ne
- nje strukture omogjene.
- Sekreti i kesaj torte eshte qe mos te rrihet per nje kohe te zgjatur, pasi gjate pjekjes humbet butesine dhe shkriftesine.
- Nxehni me pare furren ne 170°C.
- Lyeni nje tepsi me gjalp ose vaj luledielli, sperkateni me pak miell dhe hidhni ne te torten.
- E piqni ne furren e ngrohur me pare per gati 40 min.
- Nese siperfaqja e tortes gjate pjekjes skuqet shume , mjafton ta mbuloni me leter alumin ose leter furri, deri ne perfundimin e pjekjes.
- E hiqni torten nga furri dhe mos e prisni derisa te ftohet.
- Pasi te jete ftohur, sperkateni siper me sheqer pluhur dhe sperkateni me arre kokosi te grire. Mund ta zbukuroni me luleshtrydhe siper.
- Torta me kos dhe arre kokosi sherbehet e ftohte dhe e fresket.








