Torta te vogla me krem – Pasteis de Nata

Shpernda ne kanalet e tua social

Or you can just copy and share this url

Mbaje shenim

You need to login or register to bookmark/favorite this content.

Torta te vogla me krem – Pasteis de Nata

Udhezime

Kjo eshte nje recete tipike e Portugalise, mund te gjeni keto torta te vogla me krem pasticerie ne cdo bar dhe pasticeri te ketij vendi pasi eshte nje nga embelsirat me te preferuara nga vendasit.  Per te pergatitur Pasteis de Nata (qe ne gjuhen shqipe do te thote torte e vogel me krem ose pastin me krem) nuk duhet asgje tjeter vecse dy perbers qe mund ti pergatisni vete ose ti blini te gatshem, krem pasticerie dhe peta e brumit millefoglie (pete 1000fleteshe). Mund te shikoni si gatuhet kremi i pasticerise ketu: si te gatuajme krem pasticerie. Ju mund ti blini te dy perbersit ne supermarket, peten e gateshme millefoglie (1000fleteshe) si dhe kremin e pasticerise. Keto torta ju mund edhe ti mbyllni siper me pete edhe pse recata origjinale eshte pa pete siper.

Loading...
Pasteis de Nata
Pasteis de Nata

Torta te vogla me krem – Pasteis de Nata

Koha e pergatitjes: 10 min
Koha e pjekjes: 25 min
Koha totale: 35 min
Porcione: 15 torta te vogla
Tipi i recetes: Embelsire
Perbersit
  • 1 pete millefoglie (e gateshme)
  • 500gr krem pasticerie
  • 15 forma per embelsira te vogla
  • 25gr gjalp
  • Pak sheqer pluhur
  • Pak kanelle pluhur
Udhezimet
  1. Pasi te keni pergatitur (ose blere) kremin e pasticerise dhe peten millefoglie veproni ne kete menyre.
  2. Merni nje gote uji dhe formoni 10 disqe nga peta millegoglie.
  3. Shkrini gjalpin dhe lyeni secilen prej formave te embelsirave.
  4. Vendosni ne c’do forme peten ne forem disku dhe i jepni formen sipas enes.
  5. Merni kremin e pasticerise dhe i mbushni format pothujse plote.
  6. Nese deshironi ju mund te vendosni siper nje disk tjeter pete per te mbyllur torten e vogel me pete siper.
  7. Sistemoni format ne nje tepsi dhe i fusni ne furre te ngrohur ne 180 grad per rreth 25 min.
  8. Sherbeni tortat e vogla me krem (pasteis de nata) te sperkatura me sheqer pluhur dhe kanelle.

Si Te Gatuajme

-Food Blogger- Me pelqen te gatuaj por me shume ti fotografoj dhe shkruaj recetat. Kerkoj receta kudo... ne revista e libra! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te dergoni recetat tuaja.

Pershtypjet e recetes

Nuk ka akoma asnje pershtypje. Perdorni formularin e meposhtem per te shkruar ose vlersuar receten. Kontributi juaj eshte i rendesishem. Faleminderit.

Shkruaj pershtypjen tende