Background Image

Biskota me choco pops

0 0
Biskota me choco pops

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda
Kjo recete eshte shume e lezeteshme per te pergatitur biskota me choco pops. Ne vend qe te beni mengjesin me choco pops dhe qumesht ju mund te krjoni biskota me to dhe ti shoqeroni ose me caj ose me qumesht. Keto biskota kane nje shije te vecante sa qe nuk do mundeni dot te ndaloni se ngreni pasi njera terheq tjetren 🙂
Le te shohim ateher si te gatuajme biskota me choco pops.
biskota-me-choco-pops

Biskota me choco pops

Koha e pergatitjes: 5 min
Koha e pjekjes: 25 min
Koha totale: 30 min
Porcione: 25-30 biskota
Veshtiresia: E lehte
Tipi i recetes: Embelsira

Perbersit

  • 1 veze
  • 1 filxhan caji me miell i tipi 00
  • 1 filxhan caji me sheqer
  • 2 filxhan caji me choco pops
  • 1/2 filxhan kafeje me gjalp
  • 1 filxhan kafeje me qumesht
  • Lekura e grire e 1 portokalle
  • 1 bustin me vanilje pluhur
Udhezimet
  1. Merni nje tas dhe hidhni brenda vezen dhe sheqerin dhe i rrihni sa te formojne nje mas homogjene.
  2. Shtoni tek masa qumeshtin dhe gjalpin e shkrire me pare dhe perzieni serisht.
  3. Merni miellin dhe vaniljen dhe i perzieni bashke dhe i shtoni avash avash tek tasi dhe trazoni ne menyre te tille qe te mos formohen kokrriza.
  4. Shtoni tek masa e formuar lekuren e grire te portokalles dhe ne fund shtoni choco pops.
  5. Perzjeni edhe nje here masen e embelsires dhe pasi keni lyer me gjalp (ose te sperkatur me miell) nje tepsi katrore shtoni masen dhe e vendosni ne furre te nxehur me pare ne 160 grade.
  6. E lini masen me choco pops te piqen deri sa te marrin nje ngjyre te bukur kafe.
  7. Pasi masa te jete gati e nxirrni nga furri dhe e prisni ne forma katrore ose kurabie pa e lene te ftohet pasi masa ngurtesohet.
  8. Sherbeni biskotat te ngrohta te shoqeruara me caj ose qumesht te ngrohte.
(Visited 43 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportaxhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Sallate me laker te kuqe dhe shege
para
Torta te vogla me krem – Pasteis de Nata
para
Sallate me laker te kuqe dhe shege
para
Torta te vogla me krem – Pasteis de Nata

Add Your Comment