Udhëzime
Mbas pushimeve ne spanje vura re se nje nga embelsirat qe shifje shpesh ne tavolina ishte sultajshi qe atje quhej arroz con leche (oriz me qumesht). Kjo recete ka prejardhje arabe dhe per kete arsye e gjejme edhe ne Spanje. Embelsira preferohej si ne mengjes po ashtu edhe ne darke. Sherbehej gjithmone e ftohte.

Sultjash
Perberesit:
- 200gr oriz
- 100gr sheqer
- 1l qumesht
- 1l uje
- 1cm kanelle
- Lekure te nje limoni
- pak vanilie
- pak kanelle pluhur
- 50gr qumesht te kondensuar
Udhezimet:
- Si fillim merni orizin dhe e coni te ziej me ujin dhe shtoni copen e kanelles dhe lekuren e limonit te prere si spirale.
- Ne gjysem te zjerjes shtoni qumeshtin, pake vanilje pluhur dhe sheqerin.
- Perziheni me nje luge druri per 30min deri sa te arrij te behet si nje mase e bute dhe kremoze.
- Hiqni copen e kanelles dhe lekuren e limonit nga ena, shtoni qumeshtin e kondensuar dhe e perzieni per 5 min.
- Hidhni sultjashin ne kupa te vogla dhe e sperkateni me kanelle pluhur.









Një koment Mëshej komentet
Shume te mira na kenaqet me keto gatime