Udhëzime
Nje antipaste ose nje shoqerues per mishin ose peshkun jane kungujt ne furre, kjo eshte nje recete me pake kalori dhe endyra, nje pergatitje ideale per ke do te dobesohet, eshte vegjetarjan ose eshte ne diete.

Kunguj ne furre
Perberesit:
- 3 kunguj jeshil
- 5 luge buke e grire
- pak kripe
- pak vaj ulliri extra te virgjer
- pak majdanoz te fresket
Udhezimet:
- Lani kungujt dhe i prisni ne fije te holla.
- Merni nje tave dhe vendosni leter furri (ne qofte se nuk keni e lyeni me pake vaj).
- Rreshtoni kungujt ne tave duke patur kujdes te mos i coni njeri mbi tjetrin. I kriposni dhe i sperkateni me buke te grire dhe ne fund me vaj ulliri.
- I coni ne furre ne 180° dhe i piqni per gjysem ore.
- I sherbeni me majdanoz te fresket siper.
(Visited 832 times, 1 visits today)








