Udhëzime
Ne kete recete do te shohim si te gatuajme cheesecake, torte me djath shume e thjeshte dhe shume e mire. Torta cheesecake me fruta pylli eshte nje nga te preferuarat e mia dhe pergatitet shume fare shpejte. Egzistojne dy versione te gatimit te kesaj torte, versioni me pjekje dhe ai pa pjekje. Personalisht me pelqen versioni i cili piqet keshtu qe le te shohim si te gatuajme cheesecake, ose torte me djathe te pjekur.
Cheesecake me fruta pylli e pjekur
Koha e Pergatitjes:
Koha e Pjekjes:
Koha Totale:
Porcione: 5
Veshtiresia: E Lehte
Tipi i Recetes: Embelsira
Perberesit:
- 250g Biskota Oro Saiwa
- 150g gjalpe
- 4 pako djath Philadelphia nga 80g
- 4 luge sheqer
- 200ml panna
- 1 vazo recel me fruta pylli
Udhezimet:
- Thermoni biskotat ne pjese shume te vogla, me pas shtoni gjalpin e shkrire dhe e shtroni masen ne nje tave te rrumbullakte.
- Ndani te bardhat e vezeve dhe i rrihni deri sa te behen shkume, shtoni panna dhe philadelfia dhe i perzieni se bashku, me pas shtoni te verdhat e vezeve qe i keni rrahur me pare me sheqerin dhe i perziheni avash avash me luge druri.
- Hidhni permbajtjen mbi bazen me biskota dhe e niveloni, me pase e coni te piqet ne furre ne 180° per 35 min.
- Me pas lini torten te ftohet dhe hidhni siper recelin me fruta pylli dhe e sherbeni.