Udhëzime
Sot do te shohim si te gatuajme sepje me patate dhe domate te fresketa, kjo recete eshte e thjeshte dhe me shume pak kalori. Po ashtu pjata ka nje dekor te bukur pasi ngjyrat e perberesve kombinohen mire me njera tjeren. Pjata me speje dhe patate e domate mund te sherbehet si pjate e dyte. Kjo pjate eshte dietetike dhe shume e mire. Per te pergatitur kete pjate ju duhen 2 tigane dhe nje zgare (ose nje tigan tjeter nese nuk keni).

Sepje me patate dhe domate
Perberesit:
- 4 sepje te medha
- gjysem kile domate te fresketa
- gjysem kile patate te reja
- pak vaj ulliri
- 2 theplinj hudher
- pak kripe
- 1 limon
Udhezimet:
- Si fillim pastroni dhe lani mire sepjet dhe i vendosni te kullojne.
- Me pas merni patatet dhe i qeroni dhe i prisni ne copa te vogla.
- Lani mire domatet dhe i prisni ne feta.
- Vendosni si fillim ne zjarr tiganin per patatet pasi jane perberesi qe do me shume kohe se perberesit e tjere per tu gatuar. Shtoni pak vaj ulliri dhe nja dy thelpinj hudhre te shtypur me dore per arome.
- Kur hudhra te ket mar njgyre kafe e hiqni nga tigani dhe shtoni patatet duke i kaurdisur avash avash ne zjarr te mesem dhe i sperkateni me pak kripe sipas deshires.
- Shtoni pak uje ne fund te tiganit dhe i lini patatet te marin nje vale.
- Me pas vendosni tiganin per te pergatitur domatet, duke shtuar pak vaj ulliri dhe copat e domateve dhe pak kripe sipas deshires.
- I trazoni domatet avash avash qe te mos prishni formen dhe i lini pak fare ne zjarr. Domatet jane gati kur fillojne dhe vyshken pak.
- Kur edhe patatet te kene thithur ujin dhe te jeni gati vendosni ne zjarr zgaren qe te nzehet dhe me pas vendosni sepjet qe te piqen.
- Sepjet jane gati ne shume pak kohe, kur marin nje ngjyre kafe te embel i ktheni nga ana tjeter. Kur edhe nga ana tjeter te jene pjekur i hiqni nga zjarri dhe i sperkatni me kripe dhe vaj ulliri.
- Ne fund pergatisni pajten duke vendosur anash disa patate, shtoni siper patateve domatet dhe ne fund shtoni ne anaen tjeter nje sepje.
- Prisni limonin ne 4 thelpinj dhe vendosni nje thelpi per c’do pjate.









