Background Image

Sallate ruse

0 0
Sallate ruse

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Or you can just copy and share this url

Udhëzime

Shpërnda

Keni ngrene shpesh neper restorante sallate ruse, ju ka pelqyer shume dhe doni ta pergatisni dhe ne shtepine tuaj? Le te mesojme se bashku si te gatuajme sallate ruse. Kjo sallate eshte me origjine nga Rusia (si dhe vete emri), pergatitet ne menyra te ndryshme, por kryesisht eshte e perbere nga perime dhe majoneze, mund te pergatitet gjate gjithe stineve te vitit dhe nese doni mund ti shtoni tono, proshute, copa te vogla mish pule, karkaleca deti, etj.

si-te-gatuajme-sallate-ruse

Sallate ruse

  • KOHA E PERGATITJES:
  • KOHA E PJEKJES:
  • KOHA TOTALE:
  • PORCIONE: 5-6
  • VESHTIRESIA: E Lehte
  • TIPI I RECETES: Antipaste

Perberesit:

  • 300g majoneze
  • 2 veze
  • 30g bizele
  • 200g karrota
  • 500g patate
  • 50g kastraveca turshi
  • vaj ullri
  • uthull
  • kripe
  • piper pluhur me preference

Udhezimet:

  1. Lani patatet dhe karrotat, i qeroni dhe i prisni ne kubike te vegjel afersisht sa madhesia e kokrrave te bizeleve.
  2. Zjeni perimet te veçuara nga njera – tjetra, ne uje te valuar me kripe, duke pasur gjithmone kujdes qe mos ti zjeni shume, por ti lini pak krokante ( pak te forta )
  3. Ne nje tenxhere zieni patatet, rreth 7-10 minuta. Karrotat 5-7 minuta dhe bizelet 10-12 minuta.
  4. Pasi kane zjere te gjitha perimet i hidhni ne nje kullejse, dhe i lini aty jo vetem te ftohen por dhe per arsye qe te humbasin ujin e tepert.
  5. Nderkohe zjeni vezet, lerini te ftohen, u hiqni levozhgen dhe lerini te ftohen plotesisht.
  6. Prisni kastravecat turshi ne kubike shume te vegjel.
  7. Ne momentin qe perimet jane pak te vaketa, hidhini ne nje tas qelqi, shtoni kastravecat e prere ne kubike, sperkatini me pak vaj ulliri dhe 1-2 luge kafeje uthull.
  8. Kur te gjithe perberesit te jene ftohur shtoni majonezen, kripe qa sa nevojitet dhe vezet e prera ne bubike te vegjel. Nese doni ti jepni nje pamje me elegante pjates tuaj i prisni vezet ne forme unaze, te holla si edhe disa feta kastraveci dhe ne momentin qe do sherbeni sallaten russe i vendosni rreth e perqark saj, nje fete veze, nje fete kastraveci, dhe keshtu me radhe derisa te plotesohet pjata.
  9. E mbuloni tasin me leter alumin, dhe e lini sallaten ne frigorifer per te pakten 1 ore, ose me shume do te ishte me mire.
  10. Sherbejeni sallaten ruse te ftohte dhe zbukurojeni si eshte pershkruar me siper, me fetat e vezeve dhe kastravecit turshi.
(Visited 775 times, 1 visits today)

Laura

Pershendetje, mire se erdhet ne kete faqe web. Shpresoj te keni eksploruar dhe shijuar momentet e mia ne kuzhine nepermjet reportazhit. Kjo faqe eshte per hobby, pasi me pelqen te gatuaj recetat qe kerkoj kudo... ne revista, libra, online! I provoj i ndryshoj dhe me pas i shkruaj ne kete faqe web! Nese edhe ju keni kete pasjon mund te regjistroheni dhe te me dergoni recetat tuaja. Do ti publikoj ;) Gjithe te mirat

para
Patellxhane ne zgare
para
Embelsire me luleshtrydhe
para
Patellxhane ne zgare
para
Embelsire me luleshtrydhe

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here