Udhëzime
Sot do te shohim si te gatuajme peshk koce me ereza. Pasi ta keni gatuar nje here, s’ do te rreshtni me, sepse eshte nje recete aq e thjeshte, e shijshme dhe shume e shendetshme. Nese deshironi mund te gatuani cfrare do lloj peshku tjeter ne vend te koces, dhe rezultati eshte i njejte. Mund ta shoqeroni me nje sallate te tjeshte, patate te skuqura, spinaq te zier ose me oriz te thjeshte. Nje gote vere e bardhe do te ishte perfekte per ta shoqeruar. Per kete recet duhet 15 minuta per te pergatitur dhe 1 ore marinim i peshkut.

Peshk koce ne furre me erza
Perberesit:
- 2 peshq koce, rreth 700g njeri
- 4 luge gjelle vere te bardhe
- 4 luge gjelle vaj ulliri
- 1 limon
- 1 spece te vogel djegese, te grire shume holle
- 1 qepe te vogel, te grire holle
- 2 dege te vogla rozmarine te fresket
- 1 luge kafeje rigon te thare
- piper kokerr dhe pluhur
- kripe
- leter furre
Udhezimet:
- Si fillim pastroni peshkun koce. I hiqni te perbrensmet, luspat kurse bishtin dhe koken ia lini per zbukurim.
- Lani peshkun mire me uje te rrjedhshem te ftohte, dhe e vendosni ne nje kullejse per rreth 10 minuta, derisa ti eliminohet uji i larjes.
- Pasi ka kaluar kjo kohe thajeni peshkun mire me leter kuzhine (ne kete menyre kur piqet nuk ngjitet dhe merr nje ngjyre me te bukur) dhe me maje te thikes beni dy prerje te imeta paralele ngate dyja anet. Kjo behet per arsye qe peshku te mare me mire kripen po edhe per nje impakt me te bukur viziv kur e sherbeni ne tavoline.
- Sperkateni peshkun si brenda dhe jashte me kripe dhe piper pluhur.
- Ne nje kupe te vogel hidhni 4-5 kokrra piperi te zi, deget e rosmarines, rigonin e thare, qepen e grire holle, lekuren e limonit te grire ne rende, lengun e gjysme limonit dhe veren e bardhe. I perzieni te gjitha keto me nje pirun.
- Vendoseni peshkun ne nje kupe plastike dhe i hidhni siper kete perzjerje.
- Mbulojeni kupen dhe e lini ne frigorifer per 1 ore, duke e kthyer peshkun here pas here.
- Pas 1 ore i skuqni shume lehte peshqit ne nje tigan qe nuk ngjit me vajin e ullirit, duke mos e hedhur poshte marinimin.
- Prisni me gershere dy copa leter furre pak me te medha se peshqit, vendosini peshqit ne te, sperkatini me lengun e marinimit, vendosni feta limoni te prera per bukuri dhe e mbyllni letren e aluminit fort.
- Nxehni furren ne 200°C dhe pasi te jete nxehur vendosni brenda peshkun e pergatitur, pasi ta keni cuar me pare ne nje tepsi.
- Piqeni per rreth 20 minuta, hiqeni nga furra dhe e lini per 5 minuta brenda ne letren e furrit.
- Peshku me ereza sherbehet i ngrohte.










4 Komente Mëshej komentet
Receta shume e mire por nuk del ne print preview. keshtu qe ke nje minus te vogel +_
Faleminderit, do mundohemi ta rregullojme kete minusin. 🙂
shume e mir kjo recet
dhe faleminderit shum qe na dhat mundesin per gatuarjen epeshkut